Rinoceronti i fundit i bardhë mbrohet 24 orë në ditë nga roje të armatosur

Publikuar tek: bota, më 16:17 15-04-2015 Rinoceronti i fundit i bardhë mbrohet 24 orë në ditë nga roje të armatosur

Sudan është rinoceronti i vetëm i llojit të tij i cili ka arritur të mbijetojë. Me vdekjen e tij shuhet edhe rraca e rinocerontëve të bardhë. Për këtë arsye ai është vendosur nën roje të armatosur, që kujdesen për të 24 orë në ditë.

Rinoceronti nuk e ka bririn e tij e megjithatë rojet shprehen se ai vazhdon të jetë i kërcënuar nga gjuetarët e paligjshëm të fildishit. Rinoceronti u zhvendos në vitin 2009 në një kopësht zoologjik në Republikën Çeke, për shkak se aty kishte një program mbarështimi të specializuar, por përpjekjet ishin të pasuksesshme.

Tashmë ai është kthyer në natyrën e Kenias, me shpresën se do të nxitet për tu çiftëzuar dhe për të shpëtuar në këtë mënyrë llojin e tij, ku edhe ruhet 24 orë nga roje të armatosur.

{gallery}rhino{/gallery}

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039721012115479
array(1) { ["section"]=> string(79) "rinoceronti-i-fundit-i-bardhe-mbrohet-24-ore-ne-dite-nga-roje-te-armatosur-8808" }