Rinumërimi i 11 kutive, Elisa Spiropali: Kjo tregoi se nuk pati parregullsi më 30 qershor

Publikuar tek: aktualitet, më 13:09 12-07-2019 Rinumërimi i 11 kutive, Elisa Spiropali: Kjo tregoi se nuk pati parregullsi më 30 qershor

Partia Socialiste ka reaguar për rinumërimin e sotëm të 11 kutive të Lezhës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga selia e PS, është shprehur se rimunërimi i sotëm, tregoi transparencën e zgjedhjeve që u mbajtën më 30 qershor.

"11 kuti u rihapëm, rezultatet tregojnë qartësisht se nuk ka patur asnjë parregullsi, në 10 prej kutive janë të njëjta vota, në vetënm njërën prej tyre figuruan 3 vota të ngatërruara, por nuk kanë shkuar tek kandidati tjetër. Rezultatet rakordojnë në mënyrë perfekte. Shqiptarët e kanë kuptuar shumë mirë hallin e Berishës, Bashës, Metës dhe Kryemadhit. Pavarësisht bojkotit, kërcënimet për zjarr e flakë, shqiptarët në masë e refuzuan dhunën", tha Spiropali.

Ditën e sotme 11 kuti u rinumëruan në KQZ, pas ankimimit të bërë nga Eduart Ndocaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026575088500977
array(1) { ["section"]=> string(94) "rinumerimi-i-11-kutive-elisa-spiropali-kjo-tregoi-se-nuk-pati-parregullsi-me-30-qershor-171980" }