“Rio 2016”, ja ku mund ta ndiqni ceremoninë e hapjes së lojërave olimpike

Publikuar tek: sport, më 18:25 05-08-2016 “Rio 2016”, ja ku mund ta ndiqni ceremoninë e hapjes së lojërave olimpike

Nëse ka ndonjë aspekt që i ka përkufizuar gjithmonë Lojërat Olimpike, përtej sportit, është ceremonia e hapjes dhe pritja për të. E njëjta gjë vlen edhe për “Rio 2016”, e për më tepër kur bëhet fjalë për atë që është kryeqyteti i karnavaleve të atij që njihet ndryshe si vendi i sambas, Brazili.

Përllogaritet që afro 3 miliardë njerëz anembanë planetit do ta ndjekin ceremoninë për të cilën janë dashur 5 vjet që të përgatitet dhe ku do të angazhohen mbi 6,000 interpretues, të cilët do të përdorin afro 12,000 kostume.

Në vetvete ceremonia është një sekret dhe pak është zbuluar nga mediat, por është konfirmuar që supermodelja braziliane, Zhizelë Bundshen and dama britanike, Xhudi Denç, do të jenë protagoniste. Ajo që është theksuar, është se do të jetë një ceremoni me një nivel të ulët teknologjik, ku Brazili do të shpalosë thesaret natyrore dhe kulturore të njërit prej kombeve më shumëngjyrëshe. Samba, karnavalet dhe shpirti i famshëm i festës në Brazil do të spikatin në ceremoninë 3-orëshe, që do të bëjë thirrje edhe për shpëtimin e planetit nga ndryshimet klimaterike.

Ceremonia do të nisë në orën 01:00 të së shtunës dhe do të transmeton nga TVSH. (Rtsh)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Speciale/ Zbuloni presidentët që dogjën pasurinë e familjes për futbollin shqiptar
Reagon Viron Bezhani për akuzat e peshëngritësit, si është e vërteta »
Article Logic
Execution time: 0.034976005554199
array(1) { ["section"]=> string(76) "rio-2016-ja-ku-mund-ta-ndiqni-ceremonine-e-hapjes-se-lojerave-olimpike-48893" }