Rio 2016 / Shpërthejnë protestat e dhunshme në Brazil

Publikuar tek: bota, më 23:10 05-08-2016 Rio 2016 / Shpërthejnë protestat e dhunshme në Brazil

Protestues të shumtë kanë mbushur rrugët e Rio de Janeiro-s për të shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me vendimin e qeverisë për organizimin e Lojërave Olimpike verore.

Disa prej protestuesve nga grupet rinore anarkiste në vend janë përleshur me forcat e policisë duke hedhur në drejtim të tyre shishe molotov ndërsa forcat e rendit i janë përgjigjur me gaz lotsjellës.

Ata kundërshtojnë shpenzimin e milionave nga qeveria për ndërtimin e Fshatit Olimpik dhe mbarëvajtjen e Lojërave Olimpike në një kohë kur Brazili është i zhytur në varfëri dhe probleme të shumta sociale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069589614868164
array(1) { ["section"]=> string(57) "rio-2016-shperthejne-protestat-e-dhunshme-ne-brazil-48915" }