Riparimi i kabujve të djegur, OSHEE vijon punimet në Kashar

Publikuar tek: ekonomi, më 20:51 16-01-2017 Riparimi i kabujve të djegur, OSHEE vijon punimet në Kashar

Aktualisht vazhdojnë punimet për riparimin e kabllove të djegur në dalje të N/Stacionit Kashar.

Përvec brigadave të riparimit të kabllove të Drejtorisë Rajonale Tiranë është edhe brigada Avaro Shpëtuese e Tiranës si dhe brigadat e ardhura nga Durrësi , Elbasani etj për të mbështetur dhe përshpejtuar riparimin e kabllove dhe vënien në punë të N/Stacionit, që mendohet të vihet në punë mbrëmjen e ditës së sotme.

Theksojmë se N/St Kashar 110/20 kV është 15 vjet në shfrytëzim dhe është vënë në planin e investimit gjatë viteve 2017-2018 ( investim që kap vlerën prej 620 milion lekë).

Aktualisht i është dhënë energji një pjesë të konsumatorëve të rëndësishëm nëpërmjet sistemit unazor të fiderave të N/Stacioneve të tjera.

Gjatë ditës do të vazhdohet ti jepet energji fiderave sipas shkallës së rëndësisë deri në furnizimin me energji elektrike të abonentit të fundit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071508884429932
array(1) { ["section"]=> string(64) "riparimi-i-kabujve-te-djegur-oshee-vijon-punimet-ne-kashar-65707" }