Rishfaqet Ervin Hatibi, poeti kontravers prej kohësh larg atdheut (FOTO)

Publikuar tek: kulture-art, më 08:47 25-09-2017 Rishfaqet Ervin Hatibi, poeti kontravers prej kohësh larg atdheut (FOTO)

Poeti i talentuar dhe publicisti i mprehtë. Mendja e bukur me atë imazhin e mjekrës dhe flokëve të gjatë e të kuqerremtë, bash si personazhet biblike.

I riu i talentuar për të cilin vet Ismail Kadare do të shprehej dikur se "Ervin Hatibi është vazhdimësia dhe e ardhmja e poezisë moderne shqipe".

Sigurisht që kush e kërkon Hatibin estetikisht, e gjen mes vargjeve të poezive të tij.

Kush e kërkon për artin e tij të përkorë e gjen mes teksteve të këngëve mjaft poetike dhe aq të dashura për rininë e kohës, të grupit "Ritfolk".

Kush kërkon të lexojë publicistikë poetike, gati në vargje dhe të mbushura me gjuhë, stil, metaforë dhe figuracion, mendje të mprehtë, të hapur dhe mjaft bindëse, e gjen në publicistikën e tij, të përmbledhur tek "Republick of Albanania".

Ervin Hatibin mund ta kërkosh e ta gjesh gjithkund artistikisht dhe estetikisht, por jo fizikisht.

Prej vitesh ai është shkëputur nga Shqipëria dhe ka zgjedhur të jetojë në Stamboll, larg zhurmës dhe kotësisë së vendit të vet.

I lodhur dhe i zhgënjyer nga e gjithë ky absurditet i atdheut meme, që më së miri e gjen të konkretizuar tek poetika e tij.

Hatibi i mungon prej vitesh ekranit shqiptar. Një polemist i shkëlqyer, i kulturuar dhe i pranuar prej të gjithëve, ligjërimi i tij i përzgjedhur, ka lënë një zbrazëti në debatin publik në Shqipëri.

Pas shumë kohësh Ervin Hatibi u shfaq në një foto selfie, e rrallë për racën e tij, së bashku me një studiues shqiptar në Stamboll.

Siç duket per t'i nxjerrë mallin lexuesve dhe ndjekësve të tij të dikurshëm dhe të sotshëm, shkruan Namir Lapardhaja.

ervinhatibi.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tronditet Lezha në mesnatë, digjet makina luksoze e kreut të bashkisë
»
Article Logic
Execution time: 0.020244836807251
array(1) { ["section"]=> string(75) "rishfaqet-ervin-hatibi-poeti-kontravers-prej-kohesh-larg-atdheut-foto-93551" }