Rishfaqet Janulla pas deklaratës së Kadaresë: Më shkatërrove jetën e djalit, asokohet ti bëje gati arkivolet...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:16 26-07-2017 Rishfaqet Janulla pas deklaratës së Kadaresë: Më shkatërrove jetën e djalit, asokohet ti bëje gati arkivolet...

Rishfaqet Janulla Rrapi, nëna e Renato Rrapit që vite më parë u njoh nga publiku shqiptar si djali që dashuroi vajzën e shkrimtarit të madh Ismail Kadare gje e cila iu ndalua për shkak të dallimit klasor nga shkrimtari.

Këtë rrëfim e bëri publik vite më parë vetë Janulla në mediat shqiptare ndërsa sot ajo është ngacmuar sërish nga një deklaratë e shkrimtarit për “Die Welt” . Kadare  tha se shteti i asokohe kishte arkivolin gati për të, se hetuesi është ende gjallë në Shqipëri dhe i patrazuar nga askush.

“Është e kundërta more sulltan Kadare. Në atë kohë ti me shtetin i bëje gati arkivolët për të tjerë. Më shkatërrove jetën e djalit”, thuhet në reagimin e Janullës.

REAGIMI I PLOTË:

Eshte e kunderta more sulltan Kadare.. ne ate kohe dhe ne vazhdim ti me shtetin i beje gati arkivolet per te tjere.. Me shkatrove jeten e djalit tim .. Ne vitin 1996 isha ne Shqiperi per te mar demshperblim 2 milion leke dhe 7 milion leter me vlere si fillim demshperblim te persekutimit dhe pastaj kur sulltani mori vesh nuk i dhan me .. Rruges duke ecur degjoj nje ze qe me theriste  :O Jonulla shitstja jon e lagjes : e pash dhe mu kujtua .. uaa i thash je Naim Zyberi po me tha .. nona ime s`te harron kure qe na jepshe ushimet borxh dhe ti jepnim ne fund te muajit .. E di qe dhe Kadarea eshte ketu ka ardhur me gjith familjen per pushime .. po deshe ti me jep vetem 1 mij dollare ta vras vetem se me vjen keq c`far i ka bere Renatos .. E shikova dhe i thashe : I kam lene Zotin o Naim : Me von lezova ne gazet se dhe ate e kishin vrare bashke me nene dhe motren .. Eh si eshte jeta .. Ky shkrimtar i madh me zemer e shpirt kriminel , tani na hiqet viktim.. Ne ate kohe i kishte privilegjet deputet i lagjes, nenkryetar i frontit , i perkedheluri i Enverit dhe Nexhmijes,, fjala e tij ishte ligj .. Ne nje takim motra ime me Nexhmije Hoxhen per problemin e pashaportizimit kur te ktheheshim nga internimi mori nje pergjigje shum negative .. Te rrin atje ku jane sepse nuk e len rrrrrrrrehat Ismail Kadaren .. Kadarea eshte shkrimtar boteror i cili shpenzon koh te madhe per Enverin duke pregatitur materjalet per plenium, kongreset etj etj.. Ah kjo fytyre sa hakmares, shpifs eshte .. Nuk mbulohet dielli me shosh..Jo..Jo..

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026524066925049
array(1) { ["section"]=> string(112) "rishfaqet-janulla-pas-deklarates-se-kadarese-me-shkaterrove-jeten-e-djalit-asokohet-ti-beje-gati-arkivolet-87413" }