Rishfaqet në selinë blu Grida Duma, sulmon ashpër kryeministrin: Edi Rama mashtrues i pashoq

Publikuar tek: politike, më 14:27 03-11-2015 Rishfaqet në selinë blu Grida Duma, sulmon ashpër kryeministrin: Edi Rama  mashtrues i pashoq Grida Duma nga selia e PD

Grida Duma është rishfaqur nga selia e Partisë Demokratike në rolin e zëdhënëses, nga i cili hoqi dorë në kohën kur konkurroi për kreun e bashkisë së Durrësit. Duma është shfaqur me një sulm të ashpër akuzash ndaj kryeministrin Rama të cilin e cilësoi si një “mashtrues të pashoq”.

“Edi Rama është kryeministri i vetëm në botë që nuk mbajti as edhe një nga premtimet me të cilat erdhi në pushtet. Ai do të mbahet mend si mashtrues i pashoq. Premtoi 300 mijë vende pune, papunësia është rritur, premtoi shëndetësi falas, shëndetësia është në krizë dhe e zhytur në korrupsion, premtoi uljen e taksave, i rriti dhe i dyfishoi ato. Edi Rama është turisti më i pasur i vendit, dhe në dy vitet e qeverisjes, 162 ditë i ka kaluar jashtë, në hotele me 5 yje, duke shpenzuar qindra mijëra euro nga taksat e qytetarëve, në udhëtime që nuk kanë sjellë asnjë të mirë për vendin, por vetëm të ardhura për xhepin e tij. Edi Rama njihet si një kopjac i bankës së fundit, pasi merr propozimin e z.Basha për pullën e pagesës së taksës për biznesin e vogël, i ndërron emrin, dhe e paraqet si të tijën. Sërish duke mashtruar”, tha Duma.

“Edi Rama është kryeministri më i korruptuar në Ballkan, dhe dokumenti i punës së OSBE tregon se ai gëzon 200 milionë euro pasuri që e ka strehuar në vendet OFF-SHORE, përmes vëllait të tij.

Edi Rama po shton çdo ditë miliardat për vete, dhe pas çdo tenderi qëndron një papul ose një carapul i tij.

Edi Rama është kryeministri i një qeveria të rënë, që po shtyn ditët në agoni e mbërthyer nga krimi, vjedhjet dhe mashtrimet”, përmbylli deklaratën e saj nga selia blu Duma.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Metën e ngatërrojnë dhe i thonë ‘’Z.Rama’’, kreu i Kuvendit buzëqesh dhe e kalon me sportivitet gafën. Flet për Drejtësinë dhe Kushtetutën
Ja pasuria e 13 kryebashkiakëve të rinj, cash, prona dhe kredi »
Article Logic
Execution time: 0.013894081115723
array(1) { ["section"]=> string(96) "rishfaqet-ne-seline-blu-grida-duma-sulmon-ashper-kryeministrin-edi-rama-mashtrues-i-pashoq-24586" }