Rishfaqet Sadija, ish-gruaja e Shkëlzen Berishës. E bukur dhe elegante veshur me të kuqe

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:06 09-04-2015 Rishfaqet Sadija, ish-gruaja e Shkëlzen Berishës. E bukur dhe elegante veshur me të kuqe Sadije Berisha, ish-gruaja e Shkëlzen Berishës

Ish-gruaja e Shkëlzen Berishës, Sadije Berisha pas një kohe kaq të gjatë shkëputjeje nga rrjetet sociale është rikthyer duke mahnitur të gjithë miqtë e ndjekësit e saj. Sadije Berisha (vazhdon ende të mbajë këtë mbiemër edhe në profilin e saj zyrtar) duket rrezatuese veshur me një fustan të kuq e elegant.

“Kjo është ajo çfarë jam duke lexuar”, shkruan Sadije Berisha mbi një tjetër postim ku duket libri të cilin po lexon “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë”.

Ajo u largua nga rrjetet sociale dhe iu shmang daljeve publike në kohën kur Shkëlzeni nisi lidhjen e tij të dashurisë me Armina Mevlanin por duket se tashmë ka superuar gjithçka dhe i është kthyer normalitetit.

Foton e ka pëlqyer edhe Dasara Maltezi, mbesa e ish-kryeministrit e cila vazhdon të ketë ende marrëdhënie të mira me Sadijen pavarësisht divorcit të dajës së saj Shkëlzenit dhe lidhjes së re që ai krijoi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018732786178589
array(1) { ["section"]=> string(91) "rishfaqet-sadija-ish-gruaja-e-shkelzen-berishes-e-bukur-dhe-elegante-veshur-me-te-kuqe-8221" }