Rishikimi i buxhetit, Ministrisë së Shëndetësisë i shkurtohen 20 milionë USD

Publikuar tek: ekonomi, më 19:57 15-12-2015 Rishikimi i buxhetit, Ministrisë së Shëndetësisë i shkurtohen 20 milionë USD

Në aktin normativ të datës 11 dhjetor të këtij viti qeveria ka rishikuar me ulje tavanin e shpenzimeve buxhetore për ministritë dhe institucionet e tjera publike në masën 0.9 %.

Shkurtimet më të mëdha në vlerë absolute u aplikuan ndaj Ministrisë së Shëndetësisë me 20 milionë dollarë më pak, apo tkurrje prej 7.5%. Që nga fillimi i vitit, buxheti dedikuar shëndetësisë është shkurtuar me 13 %. Në buxhetin fillestar fondet për ministrinë e Shëndetësisë ishin planifikuar 34.5 miliardë lekë, në rishikimin e gushtit fondi ra me 32.3 miliardë lekë dhe me rishikimin e dhjetorit fondi ra në 29.9 miliardë lekë, shkruan Monitor.

Qeveria qendrore shkurtoi me 2.5 miliardë lekë shpenzimet e saj për t’i adresuar ato tek pushteti vendor, ndërsa fondet për ekzekutivin janë rishikuar me ulje.

Ulja e fondeve është aplikuar ndaj aparatit të Kryeministrisë me 14% dhe ndaj Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik me -22 %. Shkurtime janë bërë edhe ndaj fondit të Ministrisë së Financave me mbi 7% . Shkurtimet janë bërë edhe ndaj institucioneve të pavarura, të tilla si Kontrolli i Lartë i Shtetit, fondet e të cilit u shkurtuan me 8%.

Shtesë ka përfituar vetëm Ministria e Transportit, fondet e së cilës u rritën, me rishikimin e dhjetorit, me 3.1%, apo me mbi 1 miliardë lekë.

monitor_tavanet-e-rishikuara.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02688193321228
array(1) { ["section"]=> string(81) "rishikimi-i-buxhetit-ministrise-se-shendetesise-i-shkurtohen-20-milione-usd-27844" }