Risi “Bursa Bujqësore”, Panariti sqaron mosllogaritjen siç duhet nga INSTAT të të ardhurave nga bujqësia dhe eksportet

Publikuar tek: ekonomi, më 15:40 17-10-2016 Risi “Bursa Bujqësore”, Panariti sqaron mosllogaritjen siç duhet nga INSTAT të të ardhurave nga bujqësia dhe eksportet

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, gjatë një komunikimi me mediat, publikoi arritjet e bujqësisë shqiptare për 9 muajt e parë të këtij viti, duke bërë të njohura dhe arritjet, të cilat janë më të larta se gjatë gjitht vitit 2015.

Ministri i Bujqësisë foli gjithshtu edhe për një risi, që është Bursa Bujqësore, për masat në lidhje me përmbytjet e mundshme, si dhe për çështjen e shifrave të raportuara nga INSTAT për bujqësinë dhe eksportet.

“Shqipëria ka deri në fund të shtatorit 2016, ka 24 mijë tonë më shumë prodhime bujqësore të eksportuara, sesa sasia e gjithë vitit 2015”, deklaroi ministri i Bujqësisë, duke shtuar, se ky vit, kishte një hov të madh për bujqësinë shqiptare.

 Ndërsa e përkthyer në vlerë monetare, sipas Panaritit, eksportet e këtij viti kapin shifrën e 2 miliardë e 230 milionë lekëve më shumë sesa viti i kaluar.

 “Rritja e prodhimit është vënë re edhe në disa sektorë që nuk e kanë njohur rritjen më parë”, deklaroi ministri, i cili më pas foli dhe për projektin më të ri të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave.

“Shumë shpejt do ndërmarrim hap pionier në bujqësi. Do të krijojmë Bursën Bujqësore Shqiptare në Lushnjë. Kjo i përgjigjet zhvillimit të vrullshëm bujqësor.

Fermerëve iu duhet koordinim i çmimeve në shitje, blerje dhe eksport, për të parandaluar spekulimet, për të pasur transparencë. Bursa e parë do jetë platformë e integruar për përcaktimin e çmimeve që do të bëhen publike.

 Ky është një hap i rëndësishëm dhe një sfidë për ta mbyllur brenda këtij mandati. Është transformim i madh i bujqësisë, që për herë të parë krijohet një bursë e produkteve bujqësore.

Ky hap, që përbën edhe zhvillim të madh, do parandalojë spekulantët për konkurencë të brendshme. Bursa do përcaktojë importet shqiptare. Kjo platformë do t’a vendosë Shqipërinë në një pozitë të zakonshme”, deklaroi Ministri Panariti.

Në lidhje me stasistika e publikuara në INSTAT, të cilat nuk përputhen me ato të Ministrisë së Bujqësisë, Panariti deklaroi se, i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Eurostat, ndryshimin e mënyrës së përllogaritjes.

 “Nuk mund të hiqet agroinduatria e të llogaritet jashtë bujqësisë. Metodologjia e llogaritjes nuk është e sakta. S’ka sens, që të kesh rritje bujqësore, ndërsa shifrat të jenë në rënje”, deklaroi Parariti, duke theksuar se, “i ka kërkuar Drejtorit të Eurostat dhe Drejtoreshës së Instat, që të zgjedhin dy qarqe e të bëjnë matje, me anë të një ekipi. Dhe, ekipi të regjistrojë të dhënat, aty ku prodhohet e punohet, si dhe të përpunojnë shifrat. Mund të ketë edhe prodhues që mund të deklarojnë më pak, për çështje financiare, por ne nuk kemi pse i lëmë të deklarojnë ata, por do të shkojme ne tek ata”-shtoi më tej Panariti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034487009048462
array(1) { ["section"]=> string(121) "risi-bursa-bujqesore-panariti-sqaron-mosllogaritjen-sic-duhet-nga-instat-te-te-ardhurave-nga-bujqesia-dhe-eksportet-56473" }