Ristani-deputetëve: Po zhvillohet një seancë alla-Kadri Hazbiu

Publikuar tek: politike, më 10:31 02-04-2015 Ristani-deputetëve: Po zhvillohet një seancë alla-Kadri Hazbiu Arben Ristani

“Po zhvillohet një seancë alla-Kadri Hazbiu ku thuhet partia ime po më dënon. Megjithatë jemi ne këtu për ta sqaruar çështjen ashtu siç është. Kryeministri heshti, kryetari I Kuvendit gjithashtu heshti. PD ka denoncuar se Frroku kishte fshehur në makinën e tij një person që kërkohej nga policia.”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani në Kuvend.

Ristani, që ka lexuar raportin e PD-së për autorizimin e arrestimit të Frrokut përshkroi të gjithë ngjarjen e Belgjikës.

“Kjo është një akuzë që faktohet nga organet e drejtësisë belge. Kuvendi është transformuar në një kaush burgu. Përgjegjësia për këtë degradim të thellë është e kryeministrit Rama, pa mbështetjen e të cilit të dënuar për trafik droge etj nuk do ishin bërë kurrë deputetë. Duke qenë se hetimet Doshi-Meta vazhdojnë dhe Frroku ka qenë dëshmitari kyc, vlerësojmë se kryetari vijon të jetë në kushtet e interesit vazhdon të jetë në konflikt interesi. Konflikti është pranuar nga kryetari.”, vazhdoi më tej Ristani.

“Vepra është shumë e rëndë, për këtë arsye mbështesim punën e organit të Prokurorisë, pavarësisht nga pozita e personit, Mbështesim çdo kërkesë për dhënien e autorizimit për arrestim.Vlerësojmë se Kuvendi duhet të japë autorizimin për arrestim të deputetit Frroku. Është në përputhje me Kushtetutën e rregulloren e Kuvendit.”, tha Ristani

Por Ristani komentoi edhe ‘’fshehjen’’ e informacionit nga zyrtarët e Ramës. “Mbështesim urdhrin për arrest ndërkombëtar dhe kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm. Është plotësisht e drejtë kërkesa e prokurorit të Përgjithshëm. Kuvendi duhet ta kishte miratuar më parë. Më 8 janar 2012 ka mbërritur urdhri për shpalljen në kërkim. Ky urdhër është mbajtur në sirtar. Më pas prokurori i Belgjikës ka sjellë informacion shtesë. Sërisht zyrtarët e Ramës nuk bënë asnjë veprim. Për këtë arsye, Kuvendi duhet t’I kërkojë prokurorit të Përgjithshëm që të gjithë ata që penguan drejtësinë të vihen para drejtësisë. Mbetemi me bindjen tek dorëheqja e Ilir Metës.”, përfundoi Ristani, duke edhe shqetësimin për mungesën e Ramës në votim.

Kurse ish-kreu i PD-së Sali Berisha tha se deputetët nuk bëjnë gjë tjetër, vetëm mbështillen me krimin. "Sipas prokurorisë së Belgjikës një deputet i Shqipërisë ka kryer vrasje në një stacion treni në Belgjikë. Nuk bëni gjë tjetër vetëm mbështilleni më shumë me krimin.", deklaroi në seancë Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Subashi: T’i hapet rrugë hetimit. Jemi pro arrestimit të deputetit Mark Frroku
Basha në Shkodër: Rama-Meta ujq qimendëruar e zakon paharruar »
Article Logic
Execution time: 0.025051116943359
array(1) { ["section"]=> string(66) "ristani-deputeteve-po-zhvillohet-nje-seance-alla-kadri-hazbiu-7614" }