Ristani: Drejtori i Forcave Operacionale i përfshirë në trafik droge. MB: Hiqni dorë nga mbrojtja e krimit

Publikuar tek: politike, më 15:11 10-03-2015 Ristani: Drejtori i Forcave Operacionale i përfshirë në trafik droge. MB: Hiqni dorë nga mbrojtja e krimit

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani ka denoncuar përfshirjen e drejtorit të Frocave Operacionale, Alban Ahmetaj në trafik droge dhe korrupsion.

Sipas Ristanit, ky person ka qenë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, por është rikthyer me ardhjen në pushtet të socialistëve.

“Drejtori i Forcave Operacionale, është kapur së fundmi i përfshirë në korrupsion dhe trafik droge. Pak javë më parë u ndalua një nga oficerët e kësaj strukture, Hamza Demushi. Pas hetimeve, rezultoi se Demushi ishte i dërguar, i mandatuar në këtë tregti droge, nga shefi i tij, pikërisht nga drejtori Alban Ahmetaj. Ne nxisim prokurorinë të hetojë e të mos ndikohet nga presionet e Tahirit dhe Didit, pasi ky person është i afërt me ta. Alban Ahmetaj, ka qënë i përjashtuar nga policia e shtetit, por u rikthye me rilindjen në krye të strukturës më delikate të policisë së shtetit”, ka thënë Ristani.

Për Ristanin banda më e rrezikshme ndodhet në radhët e Policisë së Shtetit dhe se krimi ka penetruar në zyrat më të larta shtetërore.

“Forcat operacionale janë përgjegjëse për mbulimin, vëzhgimin, gjurmimin me metodat speciale të hetimit. Pra kjo strukturë kryen operacionet më të rëndësishme kundër krimit e trafikut, kundër bosëve të drogës. Merreni me mend, se çfarë ndodh me trafikun e drogës, kur shefi i kësaj strukture, përgjegjësja kryesore për ndalimin e narko-trafikut, është vetë pjesë e pazareve të pisëta e të jashtligjshme. Kjo do të thotë se; banda më e rrezikshme e drogës, është në radhët kryesore të Policisë së Shtetit. Këto fakte tronditëse janë dëshmi se sa thellë ka penetruar krimi në zyrat më të rëndësishme të shtetit”, ka deklaruar deputeti i PD-së.


Ministria e Brendshme ka reaguar pas deklaratës së Ristanit duke e konsideruar atë si pjesë së fushatës së sulmeve ndaj Policisë së Shtetit. Në reagimin e MB thuhet se PD është e vetmja forcë poltike që sulmon policinë dhe jo kriminelët.

“Është e vetmja Parti që sulmon Policinë dhe jo kriminelët. Sot doli një ish i dënuar për korrupsion dhe hodhi dozën ditore të shpifjeve absurde ndaj Policisë së Shtetit, nën moton e ditur tashmë, "na nxjerrin të shpifim në emër të Partisë e nuk mbajmë përgjegjësi për çfarë themi”, thuhet në deklaratë.

Ministria ka sqaruar rastin e denoncuar nga PD, duke thënë se: “Bëjmë me dije publikun, se hetimet të cilave iu referohet lexuesi i deklaratës së radhës, janë nisur dhe ende sot vazhdojnë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (ish-SHKB). Çështja është në hetim për një punonjës policie të arrestuar tashmë, por gjithashtu po hetohet edhe për përfshirjen e mundshme të çdo punonjësi tjetër të Policisë së Shtetit, pa asnjë dallim.”

MB në fund të deklaratës së saj i bën thirrje PD-së që të heq dorë nga pengimi i punës së Policisë së Shtetit dhe të rreshtohet në krah të atyre që luftojnë krimin.

“PD-ja mund të zgjedhë të bëjë politikë duke sulmuar Policinë e Shtetit, por do mbahet mend si e vetmja Parti që nuk dënon krimin, por ata që luftojnë krimin. Momenti për të korrigjuar, është gjithmonë. Ndaj i bëjmë thirrje PD-së të heq dorë nga pengimi i punës së Policisë së Shtetit dhe të rreshtohet në krah me ata që lutojnë krimin për të bërë më të sigurt vendin dhe jetën e qytetarëve.”, ishte reagimi i ministrisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Me Obamën ‘’selfie’’? Me Renzin, Rama bën shumë më shumë (FOTO NË BRENDËSI)
Basha: BE është e tronditur nga çështja “Doshi” »
Article Logic
Execution time: 0.0043540000915527
array(1) { ["section"]=> string(108) "ristani-drejtori-i-forcave-operacionale-i-perfshire-ne-trafik-droge-mb-hiqni-dore-nga-mbrojtja-e-krimit-5465" }