Ristani: Kërkesa e Interpolit u fsheh me urdhër të Ramës dhe ekzekutim të Tahirit

Publikuar tek: politike, më 13:12 14-09-2015 Ristani: Kërkesa e Interpolit u fsheh me urdhër të Ramës dhe ekzekutim të Tahirit

Deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani ka reaguar gjatë një deklarate për media nga selia e PD-së lidhur me shpalljen të pafajshëm të shefit të Interpol Tirana, Artan Bajraktarit dhe rikthimin e tij në detyrë.

Ristani tha se kërkesa e shtetit belg është fshehur me urdhër të Edi Ramës ndërsa skema mafioze u ekzekutua nga Saimir Tahiri.

Edi Rama dhe Saimir Tahiri po tentojnë të mbyllin zyrtarisht një prej skandaleve më të mëdha të qeverisjes së tyre, siç ishte fshehja e kërkesës së intepol Brukselit për deputetin Mark Frroku. Rikthimi në punë i shefit të Interpolit, i cili u nis të bëhej kurban për të marrë përgjegjësinë me vete, dëshmon se Kërkesa e Interpolit, nuk është fshehur nga ai, por është fshehur nga Ministri i Brendshëm. Opozita reagoi dhe e bëri publik këtë pakt kriminal që në ditët e para të kësaj afere. Sot me rikthimin në punë, në të njëjtën detyrë të personit të planifikuar për të luajtur rrolin e rrufe-pritses, del qartë se kërkesa e Interpol Brukselit u fsheh me urdhër të Edi Ramës dhe Saimir Tahirit, pasi Mark Frroku, deputeti i tyre, kishte në dorë dëshminë kryesore për mbylljen e hetimit ndaj Ilir Metës, i cili u akuzua nga radhët e mazhorancës për porositjen e vrasjes së dy deputetëve. Kërkesa u fsheh me urdhërin e Ramës, i cili është arkitekti i inkriminimit, njeriu që solli në parlament deputetë me të shkuar kriminale si Mark Frroku. Skema mafioze u ekzekutua nga Saimir Tahiri, tashmë i njohur si Ministër i lidhur me bandat, i njohur si kumbari i drogës dhe aferave kriminale në vend. Kush do të mbajë përgjegjësi tani për këtë skandal? Pushteti po bën të gjitha përpjekjet që faji të mbetet pa përgjegjës, si çdo aferë tjetër kriminale e këtij regjimi. Partia Demokratike i kërkon prokurorisë të çojë deri në fund këtë hetim, dhe të nxjerrë përgjegjësit para ligjit. Ne i sigurojmë qytetarët e vendit se ky skandal nuk do të mund të mbyllet asnjëherë me urdhrin politik të Edi Ramës. Çështja do të zbardhet dhe urdhëruesi, Saimir Tahiri, apo shefi i tij, do të mbajnë përgjegjësi para ligjit e para drejtësisë. ”, tha Ristani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Manjani: Kuotat e LSI? Ne paguajmë të partisë, ‘’Doktori’’ të prostitutave
Berisha sulmon Ambasadorin e OSBE, Rauning: Raporti juaj një kolektor i ujërave të zeza »
Article Logic
Execution time: 0.0042550563812256
array(1) { ["section"]=> string(86) "ristani-kerkesa-e-interpolit-u-fsheh-me-urdher-te-rames-dhe-ekzekutim-te-tahirit-20734" }