Ristani: Përballë kemi njerëz arrogantë, kryeministri i quan turkoshakë, ky stan këtë bulmet ka

Publikuar tek: politike, më 08:02 09-09-2015 Ristani: Përballë kemi njerëz arrogantë, kryeministri i quan turkoshakë, ky stan këtë bulmet ka

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka qenë i ftuar sot në emisionin “Koha për t’u zgjuar” përballë gazetarit Bashkim Hoxha. Ristani deklaroi se Partia Demokratike po përgatitet për zgjedhje të parakohshme, duke bërë një tablo të situatës në vend. Lidhur me një analizë brenda PD-së, Ristani deklaroi se kjo forcë është në një zhvillim të pandërprerë. Sekretari i PD-së tha se së shpejti Basha do të ndërmarrë një turn ë të gjithë vendin.

Lidhur me akuzat e artikuluara së fundmi për agjentë të sigurimit brenda PD-së dhe afrimin e tyre me kryetarin Lulzim Basha, Ristani tha se kjo forcë ka tërhequr të rinj të shkolluar dhe me grint, duke mohuar të ketë “sigurimsa”.

“PD ka një detashment që i përket përvojës dhe traditës në PD, ka edhe një grupim të ri, që krijoi edhe një lloj freskie në PD. Ata që njihen, njihen, pjesa e re ka filluar të njihet. Janë djem e vajza me shkollimet më të mira, me grint, me dëshirë për të punuar në politikë. Sigurisht që edhe ata do krijojnë njohjen e tyre. Të thuash kush janë sigurimsat?”, tha Ristani.

“Sesioni do vazhdojë të jetë i nxehtë sepse përballë kemi njerëz të tillë që vetë kryeministri i cilëson turkoshakë. Njerëz arrogantë. Si ajo shprehja "ky stan këtë bulmet ka". Kemi njerëz me rekorde kriminale. Kemi përballë ministra si Tahiri që nuk kontrollon dot territorin. E shihni që çdo ditë po asgjësohen mijëra rrënjë kanabis, por nuk është problemi vetëm këtu por janë probleme zinxhir. Kokaina, heroina etj. Kemi probleme në ekonomi”, tha Arben Ristani.

Në lidhje me çështjen e dekriminalizimit, për të cilën PD ka dorëzuar tashmë në Kuvend një ligj, Ristani tha se nuk beson se do të kalojë brenda shtatorit në parlament, por se do të arrihet patjetër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama mbron Saimir Tahirin: Ai ka gjithë respektin dhe admirimin tim. Opozita? Fol, fol, diçka mbetet
Basha: Zgjedhjet vendore? S’pati garë partish.Dyshja Rama-Meta bleu masivisht votat me paratë e krimit dhe injoroi me cinizëm ndërkombëtarët »
Article Logic
Execution time: 0.022873878479004
array(1) { ["section"]=> string(97) "ristani-perballe-kemi-njerez-arrogante-kryeministri-i-quan-turkoshak-ky-stan-kete-bulmet-ka-20318" }