Ristani: Rama dhe Meta e kanë futur nën sqetull Frrokun, i bëjnë shantazh

Publikuar tek: politike, më 11:44 17-03-2015 Ristani: Rama dhe Meta e kanë futur nën sqetull Frrokun, i bëjnë shantazh Arben Ristani

Arben Ristani ka deklaruar nga foltorja e PD-së, se Rama dhe Meta po i bëjnë shantazh Mark Frrokut, pasi e zunë në flagrancë duke mbajtur në makinë një trafikantë droge.

“Prej 24 orësh Rama dhe Meta heshtin edhe pse e kanë zënë në flagrancë Frrokun se ka marrë në mbrojtje një trafikant droge. Trafikanti u la i lirë edhe Frroku nuk pati asnjë pasojë.”, deklaroi Ristani.

Sipas Partisë Demokratike e gjitha kjo është një skemë mafioze, ku janë përfshirë të gjithë Rama, Meta, drejtori I Përgjithshëm I Policisë dhe ministri Brendshëm.

“Kjo është një skemë mafioze. Kapja e dëshmitarit kyç që të dalin të larë nga kjo histori. Vëllai I tij është në proces për vrasjen e kryekomisarit Lamaj . E kanë futur nën sqetull dhe e mbajnë në shantazh Frrokun. Drejtori i Përgjitshëm i Policisë, ministri i Brendshëm, të gjithë janë përfshirë në këtë skenë. Këto fakte tronditëse e bëjnë më urgjente nevojën për asistentë ndërkombëtare. Rama dhe Meta janë të implikuar në skemën e vrasjes. Meta duhet të japë dorëhqejen, Rama t’I rrijë larg procesit. Këto janë orë kritike për vendin.”, u shpreh Ristani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Braçe-Bodes: Në oborrin tuaj keni njerëz të përfshirë në krim
Bumçi: Komisioni europian, asnjë shpresë për hapjen e negociatave »
Article Logic
Execution time: 0.016302108764648
array(1) { ["section"]=> string(76) "ristani-rama-dhe-meta-e-kane-futur-nen-sqetull-frrokun-i-bejne-shantazh-6127" }