Ristani: Rama fshehu dosjen e Frrokut, bëri pazare me të

Publikuar tek: politike, më 12:41 28-03-2015 Ristani: Rama fshehu dosjen e Frrokut, bëri pazare me të Arben Ristani

Sekretari i Përgjithshëm I PD-së Arben Ristani ka deklaruar sot se Rama e ka ditur që më parë që Mark Frroku ka patur probleme me drejtësinë belge, por ka fshehur dosjen dhe ka bërë pazar me të.

“Kryeministri e ka ditur prej kohësh që Mark Frroku ka probleme me drejtësinë belge por e ka mbajtur si kartë. Kapja e dëshmitarëve dhe ndërhyrjet në hetim e futën hetimin në hullinë e dëshiruar dhe parashikuar nga Rama dhe Meta. PD dhe mediat e pavarura kanë folur për problemet e Frrokut me drejtësinë belge. Rama e dinte mirë për problemet që kishin.”, deklaroi Ristani nga foltorja e PD-së.

Sipas tij, Rama është arkitekt i kësaj skeme.

“Rama është arkitekt i kësaj skeme, i fshehjes së dosjes dhe i pazareve me të. Rama është ekspozuar si njeriu që ka bërë aleancë me krimin, ka ardhur në pushtet me krimin, po qeveris me krimin dhe me krimin po manipulon drejtësinë.’’, përfundoi Ristani.

Lexo edhe:

Vendimi i pazbardhur për Mark Frrokun: U dënua për plagosje në 2012, në Tiranë

Kërkesa e Prokurorisë, Këshilli i Mandateve vendos nesër për arrestimin e Frrokut

Gjykata e Lartë vendos “arrest shtëpie” për Mark Frrokun, pritet vendimi për Doshin

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vasili: Zgjedhjet nuk shtyhen, PD nuk ka kandidatë për Tiranën. PD: Do kandidoni kriminelët
Berisha: Bamin e kërcënuan dy herë me “kapuçonin e zi” »
Article Logic
Execution time: 0.019886016845703
array(1) { ["section"]=> string(59) "ristani-rama-fshehu-dosjen-e-frrokut-beri-pazare-me-te-7184" }