Ristani: Rama mbante ne sirtar dokumentin për Frrokun, e arrestuan pas dëshmisë në favor të Metës

Publikuar tek: politike, më 09:17 31-03-2015 Ristani: Rama mbante ne sirtar dokumentin për Frrokun, e arrestuan pas dëshmisë në favor të Metës Arben Ristani

Partia Demokratike e cilëson skemë kriminale mes Ramës dhe Metës, ‘’kapjen e dëshmitarit kyç Mark Frroku’’.

 “Një fakt i tmerrshëm doli përsëri në dritë dje, që tregon se deri ku janë zhytur në skemën kriminale, Edi Rama dhe Ilir Meta, në lidhje me akuzat se kryetari i kuvendit ka porositur vrasjen e dy deputetëve. E kanë mbajtur të kapur dëshmitarin kyç, Mar Frroku, i kanë dhënë imunitet e mbrojtje në kundërshtim me ligjin, derisa ai dha deponimin në favor të Ilir Metës.”, deklaroi sot sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani.

Sipas Ristanit, edhe pse Interpol Belgjika e kishte shpallur në kërkim për vrasje, ky urdhër është mbajtur në sirtarët e Edi Ramës.

“Vetëm më 18 mars, pasi Mark Frroku e kishte dhënë dëshminë në prokurori në favor të Ilir Metës, lidhur me akuzat ndaj tij, për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, policia shqiptare ka aktivizuar shkresën për kërkim ndërkombëtar të deputetit të mazhorancës.Për të mbyllur këtë skandal të paimagjinueshëm, Drejtori i Policisë ka shkarkuar dhe ka ndaluar dje drejtorin e Interpol Tirana, Artan Bajraktari, dhe një specialiste në këtë drejtori, duke u përpjekur t’u lërë fajin atyre.Kjo është një përpjekje e turpshme dhe e dëshpëruar, për të nxjerrë të larë, autorët e vërtetë të bllokimit të urdhërit të Interpol Brukseli, që janë Edi Rama dhe Ilir Meta.”, theksoi Ristani.

Ristani I ka kërkuar prokurorisë të thellojë hetimet dhe palës belge të kërkojë zbardhjen e ngjarjes.

“Me këtë akt, Edi Rama i ka futur duart thellë në procesin e hetimit të ortakut të tij Meta, dhe kësaj radhe nuk do t’ia hedhë. Kjo është një sprovë për ligjin, për drejtësinë, për demokracinë për vendin tonë, që s’mund të mbahet peng i skemave kriminale të Edi Ramës dhe Ilir Metës.”, përfundoi Ristani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama-Meta 45 minuta në kryesinë e Kuvendit, negociojnë për zgjedhjet
Berisha: Shkarkimi i Didit për të larë duart me krimin, bosët po hanë njëri-tjetrin »
Article Logic
Execution time: 0.044998168945312
array(1) { ["section"]=> string(100) "ristani-rama-mbante-ne-sirtar-dokumentin-per-frrokun-e-arrestuan-pas-deshmise-ne-favor-te-metes-7411" }