Ristani: Rama-Meta po e kthejnë në estradë . Rama: Po me aktorin ç'patën

Publikuar tek: politike, më 13:29 13-03-2015 Ristani: Rama-Meta po e kthejnë në estradë . Rama: Po me aktorin ç'patën Arben Ristani

Arben Ristani ka denoncuar sot nga selia e Partisë Demokratike Edi Ramën dhe Ilir Metën, se po tentojnë të kthejnë në estradë hetimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për akuzat e Tom Doshit.

“Edi Rama dhe Ilir Meta kanë koordinuar dje një sulm për fshehjen e të vërtetës duke përdorur një aktor ‘’Portokallie’’. Ky presion është bërë për të mbyllur hetimin dhe për të fshehur të vërtetën. U vu fillimisht nga Rama që publikoi në “Facebook” aktorin, pastaj u vu në jetë nga Meta, duke e dërguar aktorin në portat e Prokurorisë. Rama po përpiqet ta kthejë në barcoletë duke  dërguar  estradën tek porta e Prokurorisë. Rama të heqë dorë nga presioni. Populli foli qartë dje. Populli është në këmbë. “, deklaroi Ristani.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Rama i cili shkruajti nga faqja e tij në "Facebook": "Po me videon e aktorit të talentuar të Portokallisë çfarë ka xhanëm partia që e lindën shpresat dhe po e fundos budallallëku!" 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Mjaft”: Nga 85 premtime 60 nuk u realizuan nga Basha
Rama: Kështu po rilind bregu i Jonit (Video) »