Ristani-Ramës: Ilir Hoxha i del zot atësisë së të birit, nuk thotë ‘’ma ka bërë babi”

Publikuar tek: politike, më 10:53 27-01-2015 Ristani-Ramës: Ilir Hoxha i del zot atësisë së të birit, nuk thotë ‘’ma ka bërë babi” Arben Ristani

Një përgjigje e kryeministrit Rama gjatë intervistës në emisionin “Shqip”, ka sjellë reagimin edhe të sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani.

I pyetur për lidhjen me Ilir Hoxhën djalin e ish-diktatorit Enver Hoxha, Rama ka thënë: “Çfarë njohjeje kam unë me familjen e Ilir Hoxhës? Pyesni avokatin e Ilir Hoxhës që është Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, se ai duhet ta dijë më mirë. Pyeteni sekretarin e Përgjithshëm e PD-së, këtë që e solli rilindja në PD, ai që ngatërronte kutitë e zgjedhjeve, se ai ka qenë avokati i Ilir Hoxhës.  Dhe, të mos hyjmë në këtë botë të ulët thashethemesh.”

Kurse Arben Ristani nëpërmjet një statusi në profilin e tij në ‘’Facebook” ka shkruar: “Sado të përpiqet Edi Rama t’i ngjajë diktatorit si të ishte biri i tij, midis birit biologjik dhe atij politik ka një ndryshim që Edvini nuk e kapërcen dot: Ilir Hoxha të paktën, atësisë së të birit i del zot...nuk thotë si Edvini: "ma ka bërë babi".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Paloka: Nuk synojmë marrjen e pushtetit me protesta
Meta takon kryeparlamentarët e Norvegjisë dhe të Qipros »
Article Logic
Execution time: 0.02278208732605
array(1) { ["section"]=> string(85) "ristani-rames-ilir-hoxha-i-del-zot-atesise-se-te-birit-nuk-thote-ma-ka-bere-babi-1601" }