Ristani: S’kemi qenë të shkëlqyer në qeverisje, por s’kemi gënjyer e bashkëqeverisur me krimin

Publikuar tek: politike, më 11:23 04-04-2015 Ristani: S’kemi qenë të shkëlqyer në qeverisje, por s’kemi gënjyer e bashkëqeverisur me krimin Arben Ristani

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani ka deklaruar nga Vlora ku demokratët protestuan se edhe pse nuk kanë qenë të shkëlqyer në qeverisjen e tyre, gënjeshtra dhe bashkëshoqërimi me krimin nuk ka qenë kurrë tipar për ta. Duke përmendur edhe kryetarin e Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika, Ristani u kujtoi të pranishmëve se duhet mbajtur mend, për të kuptuar se çfarë socialistët i bëjnë njëri-tjetrit.

“Kryetari i bashkisë duhet kujtuar vetëm për një gjë, duhet kujtuar për të mos harruar se çfarë i bëjnë socialistët njëri-tjetrit”, u shpreh Ristani

“S’kemi qenë të shkëlqyer por me halle dhe derte kemi qenë edhe ne por gënjeshtra s’ka qenë kurrë tipar i yni. Krimin dhe kriminelët nuk i kemi patur kurrë bashkëshoqërues, përkundrazi i kemi luftuar me të gjithë mundësitë.”, theksoi Ristani.

Ristani kujtoi edhe rastin e një mësuese në Vlorë, e cila pasi u hoq nga puna, u detyrua të vriste veten duke u hedhur nga pallati.

“Krimi dhe kriminelët na i vështirësojnë jetën çdo ditë, prandaj jemi mbledhur të protestojmë nga ky shesh se Vlora dhe Shqipëria nuk e merit varfërinë, vlonjatët nuk mund të kthehen sot në yzmeqarë të Ramës. Sot sillen si sundimtarë dhe pashallarë, gënjyen për rilindjen. Shikoni si pronave të njerëzve u vënë tritolin, në lagjen Kushtrim u kanë vënë ruspat. Nuk i strehojnë por i lënë të kalojnë natën, pleq dhe plaka kalojnë natën rrugëve. Netët e ftohta të dimrit i kaluan pa energji elektrike.”, tha Ristani në protestën në Vlorë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD proteston sot në Vlorë, Basha: Kundër krimit të veshur me pushtet
Përçahet PDIU-ja/ Tahiri zgjedh Bashën, Idrizi bëri koalicion me Ramën »
Article Logic
Execution time: 0.077847003936768
array(1) { ["section"]=> string(97) "ristani-s-kemi-qene-te-shkelqyer-ne-qeverisje-por-s-kemi-genjyer-e-bashkeqeverisur-me-krimin-7800" }