Rita Ora "all in black" mes elitës së modës botërore në përkujtimoren e gazetares së 'VOGUE' (FOTOT)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:24 28-02-2017 Rita Ora

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka udhëtuar drejt Italisë, për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për nder të gazetares italiane, Franca Sozze, e cila ndërroi jetë në dhjetor 2016.

Sozze ishte gazetare italiane dhe kryeredaktore e revistës Vogue Italia për 28 vjet nga viti 1988 deri në dhjetor të vitit 2016 kur edhe ndërroi jetë.

Të shumtë ishin personazhe të njohur të modës ndërkombëtare. Mes edhe Victoria Beckham, Kate Moss, Naomi Campbell, Giorge Armani është parë edhe këngëtarja Rita Ora. Ajo kishte veshur një fustan të zi, deri poshtë gjurit, si dhe në kokë mbante një kapelë me rrjetë të zezë. Ndonëse në një event përkujtimor, Rita sërish ka shkëlqyer mes të pranishmëve, siç e dëshmojnë edhe vetë fotot. 

Sozze ndërroi jetë në moshën 66-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

 

rita_1.jpg

 

rita_2.jpg

 rita_3.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034198045730591
array(1) { ["section"]=> string(98) "rita-ora-all-in-black-mes-elites-se-modes-boterore-ne-perkujtimoren-gazetares-se-vogue-fotot-70231" }