Rita Ora bën lëmsh rrjetin, e lidhur me Conor McGregor? Inatos fansat dhe poston foto me të dashurin e vërtetë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:15 06-12-2017 Rita Ora bën lëmsh rrjetin, e lidhur me Conor McGregor? Inatos fansat dhe poston foto me të dashurin e vërtetë

Këngëtarja britanike me originë shqiptare Rita Ora ka shkaktuar zhurmë të madhe në rrjetet sociale pas postimit të një fotografie me kampionin e MMA, Conor McGregor.

Rëmuja ka nisur pas një fotoje të postuar nga Rita Ora, ku qëndron e ulur pranë kampionit të arteve marciale irlandezit McGregor dhe shkruan “nata e takimit”.

Gjithçka do të ishte në rregull, vetëm nëse si Rita dhe McGregor nuk do të kishin partnerë të tjerë. Kjo ka bërë që mijëra fansa të inatosen me këngëtaren e cila është detyruar të heqë përshkrimin nga fotoja e postuar në instagram.

Më pas Rita Ora ka postuar një fotografi me Donatella Versace, duke shkruar se “Ky është takimi i vërtetë i mbrëmjes.

Por kjo s’ka mjaftuar për të qetësuar fansat duke e detyruar Orën të postojë foton, këtë herë me të dashurin e vërtetë, muzikanti amerikan Andrew Watt. /Newsbomb.al

 

❤️last night ❤️

A post shared by Rita Ora (@ritaora) on

Më shumë në këtë kategori: « Moderatori i njohur tallet me qendrimin e Dorina Memës në lokal: Ç’i mëson këtij brezi?
Alban Skënderaj hedh hapin e rëndësishëm, iu fton në arritjen më të madhe në karrierë »
Article Logic
Execution time: 0.023324012756348
array(1) { ["section"]=> string(115) "rita-ora-ben-lemsh-rrjetin-e-lidhur-me-conor-mcgregor-inatos-fansat-dhe-poston-foto-me-te-dashurin-e-vertete-102187" }