Rita Ora dhe Hamilton publikojnë këngën kushtuar barazisë mes njerëzve (Video)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:57 13-04-2015

Klipi i Rita Orës në bashkëpunim me Charles Hamilton, “New York Raining”  është lançuar ditën e sotme.

Videoja është xhiruar e gjitha bardhë e zi dhe përcjell historinë e Lëvizjes së të Drejtave Civile e cila konsistonte në barazinë e të drejtave midis të bardhëve dhe njerëzve me ngjyrë në Amerikë.

Rita shihet me "look" Marilyn Monroe dhe stil tepër elegant. Kënga e cila pritet që të kapë majat është edhe një rikthim i mirë për Charles Hamilton. Hamilton u bë i famshëm publikisht në vitin 2009 kur u mbështet nga Eminem.

Çifti i kolegëve, Ora dhe Hamilton e kënduan fillimisht këngën në natën finale të “The Voice of UK”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033254861831665
array(1) { ["section"]=> string(81) "rita-ora-dhe-hamilton-publikojne-kengen-kushtuar-barazise-mes-njerezve-video-8605" }