Rita Ora e parapëlqyera e Tom Jones

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:34 06-04-2015 Rita Ora e parapëlqyera e Tom Jones

Rita Ora është këngatarja që gëzon gjerësisht dashurinë e fansave, por jo vetëm.

Këngëtarja nga Kosova është e preferuara e këngëtarit Tom Jones dhe së bashku janë në jurinë e “The Voice” britanik të këtij viti. Jones ka shprehur dëshirën që këngëtarja të vazhdojë të jetë mentore e talentshow-t edhe vitin e ardhshëm. “Do të doja që të ishim në të njëjtin panel vitin e ardhshëm, ne jemi bërë miq tashmë”, shprehet këngëtari. 

Sipas një burimi Rita Ora e ka shijuar kohën në “The Voice”, por ajo e ka programuar agjendën për vitin e ardhshëm duke u përqendruar në aktivitete dhe muzikë, por jo sërish si pjesë e panelit të programit. Rita Ora ka qenë në vëmendjen e mediave rozë edhe për stilin që ka shfaqur në netët e showt britanik “The Voice”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020024061203003
array(1) { ["section"]=> string(40) "rita-ora-e-parapelqyera-e-tom-jones-7979" }