Rita Ora fshin “trëndafilin e zi”, tattoo në dorën e saj…këngëtarja shfaqet me dorën e lënduar

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:09 18-08-2016 Rita Ora fshin “trëndafilin e zi”, tattoo në dorën e saj…këngëtarja shfaqet me dorën e lënduar

Një trëndafil I zi në dorën e Rita Orës nuk është më.

Siç duket artistja kosovare me famë botërore është bërë “pishman” për trëndafilin e zi dhe dje, ka shfrytëzuar rastin për të qenë në një nga klinikat për heqjen e tatuazheve.

Pas daljes nga klinika, ajo është shfaqur me dorën e lënduar, ndërkohë që trëndafili I zi nuk është më në dorën e saj.

Gjendja e dorës nuk duket e mirë, ndërsa siç shihet do të ketë nevojë edhe për disa seanca të tjera për ta pastruar.

Por çfarë e ka detyruar artisten që të heqë tattoo nga dora e saj?

Këtë duhet ta sqarojë vetë këngëtarja, që sikurse të gjithë e dimë, ka pasion për tatuazhet, në trupin e saj janë mbi 30 të tillë.

14031106_10155061507088765_1559596428_n.jpg14054681_10155061507433765_495547712_n.jpg14081441_10155061507528765_258953805_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022368192672729
array(1) { ["section"]=> string(97) "rita-ora-fshin-trendafilin-e-zi-tattoo-ne-doren-e-saj-kengetarja-shfaqet-me-doren-e-lenduar-50081" }