Rita Ora, Inva Mula, Ermonela Jaho, Saimir Pirgu dhe Lorik Cana, në 3 shtator nderojnë në Vatikan figurën e Nënë Terezës

Publikuar tek: kulture-art, më 16:36 02-08-2016

Shumë artistë të njohur botërorë do të marrin pjesë në koncertin e "Himnit të Nënë Terezës" i cili do të mbahet më 3 shtator në Vatikan.

Kështu është bërë me dije gjatë një konference për media të organizuar nga Ipeshkvia e Kosovës. Në shpalosjen e programit të koncertit producentja e koncertit Diana Toska, ka treguar se në mesin e solistëve të njohur ndërkombëtarisht, do të përformojnë edhe  artistët shqiptarë si, Rita Ora, Inva Mula, Ermanela Jaho, Rita Ora, Shkëlzen Doli, Saimir Pirgu, Ramë Lahaj e Gëzim Mushketa.

Gjithashtu në këtë do të marrin pjesë edhe futbollisti shqiptar Lorik Cana, i cili do të recitoj poezinë e "Nënë Terezës", po ashtu edhe xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi.

Drejtori i Radio Vatikanit, David Gjugja, në këtë konferencë ka treguar se transmetimi i koncertit do të bëhet edhe në mediat shqiptare. Ai ndër të tjerash tha se Nënë Tereza është ikona të cilën Papa Francesku e ka dashur në fazën përfundimtare të vitit jubilar.

U tha se Vatikani e ka pritur në mënyrën më të mirë Kosovën. Ndërsa në pyetjen e gazetarëve drejtuar sekretarit të Ipeshkvisë së Kosovës, Fatmir Koliqit, se një përkrahje e Vatikanit në këtë mënyrë a do të bëjë që ta pranoj edhe Kosovën shtet, Koliqi tha se vetë fakti i pranisë së Kosovës dhe shqiptarëve në ambientet e Vatikanit tregon përkrahje të madhe për ta, ndërsa çështja e pranimit si shtet, ai tha se është çështje diplomatike dhe ju përket dy shteteve të përgjigjen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tenori shqiptar kthehet në Atdhe pas suksesit ndërkombëtar dhe bën gjestin që meriton pafund lavdërime
Auron Tare i përvishet Mirela Kumbaros: Në tre vjet juristja jote ka shkuar në gjyq vetëm një herë »
Article Logic
Execution time: 0.014443874359131
array(1) { ["section"]=> string(122) "rita-ora-inva-mula-ermonela-jaho-saimir-pirgu-dhe-lorik-cana-ne-3-shtator-nderojne-ne-vatikan-figuren-e-nene-terezes-48525" }