Rita Ora me një version të ri të “Hello”, a është më mirë se Adele? (Video)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:51 10-11-2015

Këngëtarja Rita Ora ka qenë e ftuar në radion e njohur britanike “Capital Fm” për të promovuar këngën më të fundit në bashkëpunim me Sigma, “Coming Home”.

Gjatë intervistës, drejtuesja e programit ka bërë një lojë me Ritën, duke i kërkuar asaj të interpretonte disa nga këngët më të dëgjuara të momentit.

Me “Hotline Bling” të Drake, Rita doli mirë në këtë “sfidë”, por gjërat u komplikuan kur asaj iu kërkua të interpretonte “Hello” të Adele”. Vetë të pranishmit në studio e konsideruan “shumë” këtë që i kërkohej Rita Orës, gjithsesi këngëtarja shqiptare është munduar ta kalojë këtë moment duke e interpretuar këngën në një ‘gjuhë’ të re.

Pavarësisht se ne e duam shumë Ritën, vokali i Adele është i paarritshëm, jo vetëm për këngëtaren shqiptare. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023658037185669
array(1) { ["section"]=> string(75) "rita-ora-me-nje-version-te-ri-te-hello-a-eshte-me-mire-se-adele-video-25124" }