Rita Ora për “The Guardian”: Do doja të kthehesha pas në kohë dhe të ndaloja luftën në Kosovë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:15 23-08-2015 Rita Ora për “The Guardian”: Do doja të kthehesha pas në kohë dhe të ndaloja luftën në Kosovë

Gazeta britanike “The Guardian” ka zhvilluar një intervistë për këngëtaren Rita Ora, të cilës i ka bërë disa pyetje për jetën e saj personale dhe karrierën në muzikë.

Në një prej pyetjeve të bëra nga gazeta se “nëse do të udhëtonit pas në kohë, ku do të shkonit”, Rita i përgjigjet se do donte të shkonte “në Kosovë dhe të ndalte luftën”.

Fakti që Rita dhe familja e saj janë vendosur në Londër pas fillimit të luftës në Kosovë, The Guardian e thekson që në krye të artikullit për këngëtaren shqiptare. Rita Ora vazhdon të përmend dhe promovojë Kosovën dhe Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Dy rastet e fundit janë në videoklipin e saj më të ri me Chris Broën ku ajo thotë se është nga Kosova dhe kërkesa që i ka bërë producentit të X Factor britanik, për të xhiruar një prej episodeve të kësaj shfaqjeje në Pallatin e Brigadave në Tiranë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.088973045349121
array(1) { ["section"]=> string(96) "rita-ora-per-the-guardian-do-doja-te-kthehesha-pas-ne-kohe-dhe-te-ndaloja-luften-ne-kosove-18992" }