Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora do të vizitojë Kosovën me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë.
Ajo asnjëherë nuk e lë pa përmendur vendlindjen e saj, ndërsa realizoi pak kohë më parë klipin e ‘Shine Ya Light’ në Prishtinë, Rita kthehet përsëri në vendlindje.
Në ditën e veçantë të ditëlindjes së 10 të Kosovës shtet, ndër aktivitete të shumta do të jetë edhe performanca e Rita Orës.
Ndërsa Behgjet Pacolli ka bërë të ditur për mediat kosovare se i ka mundësuar këngëtares avionin e tij privat për ta sjellë në Prishtinë.