RITA ORA zbret në Rinas me Charter personal dhe shkruan: Fustan veror e flokë të kuqe, TIRANA…

Publikuar tek: kulture-art, më 18:39 03-06-2018 RITA ORA zbret në Rinas me Charter personal dhe shkruan: Fustan veror e flokë të kuqe, TIRANA… Rita Ora

Para 30 minutash, Charteri i vënë në dispozicion për këngëtaren shqiptare Rita Ora ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, raporton newsbomb.al.

 

Këngëtarja ka pozuar në shkallët e avionit privat të marrë me qira enkas për të dhe për mbërritjen e saj në Tiranë.

Me një look veror, flokët që i ka bërë të kuqe, me një fustan po të thjeshtë veror dhe çizme të zeza të gjata, duket se gjithcka i është dukur perfekte, raporton newsbomb.al.

Për këtë arsye, në rrjetet e saj sociale shkruan: “Verë, ja ku e nxorra fustanin tim. Fillimisht me një show në Tiranë e më pas në Verona…Oh dhe flokët i kam bërë të kuqe”.

Duket se Rita Ora është shumë e kënaqur që ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar. Ajo ka ardhur së bashku me grupin e saj, bandën e muzikantëve, balerinëve e deri tek stafi që merret me pamjen e saj. Sot në mbrëmje, do të performojë në sheshin “Skënderbej” ku vetëm dy ditë më parë pati një performancë të jashtëzakonshme një tjetër shqiptar, Ermal Meta. NEWSBOMB.AL

rita.PNG

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Mik ia dolëm”, Aurela Gaçe prek me dedikimin për Dr Florin
»
Article Logic
Execution time: 0.03340482711792
array(1) { ["section"]=> string(98) "rita-ora-zbret-ne-rinas-me-charter-personal-dhe-shkruan-fustan-veror-e-floke-te-kuqe-tirana-123122" }