Rita Petro u përgjigjet të gjithëve: “Midis nesh ka dhe qenër që lehin”! Publikon vargje të tjera

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:12 23-12-2015 Rita Petro u përgjigjet të gjithëve: “Midis nesh ka dhe qenër që lehin”! Publikon vargje të tjera Rita Petro

Poetja Rita Petro është vënë në qendër të vëmendjes mediatike e publike për shkak të librit të saj “Vrima” tejet të komentuar edhe në rrjetet sociale. Petro u ka kthyer përgjigje të gjithëve duke shkruar “Midis nesh ka dhe qenër që lehin, ku i dihet, nga muzika bëhen më të mirë…”. Ndërkaq, poetja e cila fitoi çmimin për poezinë më të mirë të vitit, dorëzuar nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, publikon të tjera vargje.

“Kënga live” titullohet poezia që publikon poetja për miqtë e saj.

Ndryshe nga vargjet që bënë bujë, këto vargje janë mirëpritur nga publiku.

“Kënga Live
A e dëgjon Shpirt, këtu poshtë këndohet,
Këtu poshtë njerëzit duan të këndojnë
Me qirinj të ndezur apo duar të ngritura lart,
Për t’i plotësuar, eja bashkohemi me ta.
Këtu poshtë bën ngrohtë nga frymët,
Trupat e tyre janë të ngjitura e të puthitura fort
Nga dëshirat. Jo për seks, as për lavdi,
Është diçka tjetër … dëshira e shpirtit…
MUZIKA.

Kënga e Nënës
Ata vazhdojnë të këndojnë edhe pse atje tej
Në një dritare shtëpie rri ndezur një qiri
I nënës, që heq grahmat e fundit të shpirtit,
Më ngadalë, ju lutem, se mos e zgjojmë
Ajo po shkon pas tetëdhjetë vjetësh
Si një mbretëreshë plakë
Në një botë me paqe e ndriçim të pafund,
Duke na lënë pas në terrin e jetës.
Ndërsa ne na duhet të këndojmë
Edhe kur shemben kullat e lavdisë
E poshtë tyre mbeten njerëzit me ëndrrën e qiellit në shpirt,
Na duhet të këndojmë edhe pse Krishtin e gozhdojnë përditë
Dhe Muhamedin e rrënojnë në gërmadha hakmarrjesh
Ne kemi detyrën e vështirë – të mos e pushojmë këngën.

Kënga e Turmës
A e ndien Shpirti im, ne jemi këtu poshtë,
Marrim dhe japim me frymën e të tjerëve,
Për ne të gjithë thuhet se jemi Popull
Dhe Turmë mund të na quajnë, nuk ka rëndësi,
I sheh ata atje tej, janë të droguar,
Kush tha se droga të vdes, ajo të bën të këndosh
Ata ëndërrojnë më bukur se ne; s’merren me shpresa
Shpresat tona të fikura; këndojnë muzikë “live”.
Ata fëmijët që shtyhen atje tej
Nuk i nxë vendi; kufijtë tanë i mbysin.
Ndërsa prostitutat nuk kuptohen këndojnë apo qajnë.
Midis nesh ka dhe qenër që lehin,
Ku i dihet, nga muzika bëhen më të mirë…
Si thua Shpirt, nuk jemi keq këtu, derisa këndohet!

Kënga e Tribunës
Ne jemi të gjithë këtu poshtë, po jemi vetëm
Zoti është aq lart sa gjëkundi s’duket,
Ndërsa tribuna pothuaj gjithnjë bosh,
Dhe kur dalin, ata duan vetëm t’i dëgjosh.
Ndaj ne jemi një turmë e madhe, e shtrënguar, jetime.
Këndojmë të gjithë me qirinj të fikur
Fryu erë e fortë, s’ka kush të na i ndezë,
Në tribunë nuk duket këmbë njeriu
Dhe kur vijnë,
Nuk kanë me vete një fije shkrepse…

Kënga Jonë
Si thua Shpirt, s’mund t’i lëmë këta vetëm
Por dhe ne vetëm nuk mund të rrimë.
Pa ta, ne s’mund të jemi Popull,
Pa ne, ata do t’i quanin Turmë.
Ne gjithnjë o Shpirt kemi qenë
Dhe do jemi me ta, këtu Poshtë,
Ndoshta mund të ngjitemi dhe Lart,
Ku i dihet jetës; e bëjmë një betim.
Po ti i paske duart e zëna! Edhe unë!
Puthemi buzë më buzë dhe në heshtje betohemi:
“Nëse ngjitemi ndonjëherë Lart
Do përpiqemi t’i dëgjojmë ata Poshtë!”.

Kënga e Fundit
Hëm! Dhe kështu nuk shkon,
Pa muzikë…”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025241136550903
array(1) { ["section"]=> string(99) "rita-petro-u-pergjigjet-te-gjitheve-midis-nesh-ka-dhe-qener-qe-lehin-publikon-vargje-te-tjera-28403" }