Rivarrosen eshtrat e Isa Boletinit, Nishani dhe Basha në Mitrovicë por mungon Rama e Meta

Publikuar tek: kulture-art, më 11:31 10-06-2015 Rivarrosen eshtrat e Isa Boletinit, Nishani dhe Basha në Mitrovicë por mungon Rama e Meta

Në stadiumin e Mitrovicës është duke u zhvilluar ceremonia e rivarrosjes së eshtrave të Heroit Kombëtar, Isa Boletini. Të pranishëm në këtë ceremoni janë kreu i shtetit Presidenti Nishani, kreu i opozitës Lulzim Basha, kreu i Kuvendit të Kosovës Veseli, si dhe kryeministri i Kosovës Mustafa. Ndërkaq është vënë re mungesa e kreut të qeverisë Rama dhe kreut të kuvendit të Shqipërisë Meta të cilët kanë qenë më shumë të fokusuar te fushata, pasi preferuan të shkojnë në Kukës, në mbështetje të kandidatit të ASHE, Hasan Halilaj.

“Në kohë të vështira për vendin dhe kombin, Isa Boletini u vu në ballë të lëvizjes sonë kombëtare për liri dhe pavarësi. Me fuqinë e fjalës së tij ai udhëhoqi shumë kuvende për çështjen kombëtare dhe me guximin e tij prej komandanti popullor udhëhoqi shumë beteja, nga Kaçaniku deri në Shkup, nga Shkodra deri në Vlorë. Në vjeshtën e rëndë të viti 1912, Isa Boletini u nis nga malet e Kosovës për t’u vënë në mbrojtje të shtetit shqiptar të sapo shpallur në Vlorë”, tha kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli.

Edhe  kryeministri i Kosovës  Isa Mustafa i cili mbajti fjalën e tij gjatë ceremonisë.

“Sot po nderojmë heroin e Kosovës . Heroi Isa Boletini po i rikthehet sot vendlindjes pasi ka udhëtuar simbolikisht nëpër qendrat kosovare. Brezi i Isa Boletinit luftoi me ëndrrën e lirisë për të gjithë shqiptarët”, tha Mustafa . 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lifeguard Albania: S'kemi pasur asnjë ndihmë nga shteti shqiptar dhe pse ku janë rojet tona s’ka mbytje
Një rrëfim për t’u lexuar, turistja tregon: “9-të gjërat që kam mësuar mbi Shqipërinë nga udhëtimi im, e vetme” »
Article Logic
Execution time: 0.014715909957886
array(1) { ["section"]=> string(94) "rivarrosen-eshtrat-e-isa-boletinit-nishani-dhe-basha-ne-mitrovice-por-mungon-rama-e-meta-13183" }