Rivarrosja e ushtarëve grekë në Shqipëri, marrin pjesë ambasadorja dhe atasheu i Mbrojtjes 

Publikuar tek: aktualitet, më 12:19 12-10-2018 Rivarrosja e ushtarëve grekë në Shqipëri, marrin pjesë ambasadorja dhe atasheu i Mbrojtjes 

Është zhvilluar sot ceremonia e varrimit të eshtrave të ushtarëve greke, të rënë gjatë luftës Italo-Greke që u gjetën gjatë gërmimeve në Dragot.

E pranishme në ceremoni ishte ambasadorja greke Eleni Surani, atasheu i mbrojtjes në Ambasadën greke Kristo Bakirxhi, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, përfaqësues të komisionit dypalësh ndërshtetëror si dhe të Ministrisë së Mbrojtjes.

Qeveria shqiptare ka pranuar të financojë plotësisht një operacion të kërkimit dhe rivarrosjes së ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke.

Qeveria ka marrë përsipër të shpronësojë trojet ku do të varrosen ushtarët grekë, duke ia ngarkuar këtë detyrë ministrisë së mbrojtjes dhe asaj të infrastrukturës, ndërsa për kërkimin e eshtrave është ngarkuar Ministria e Brendshme dhe bashkitë përkatëse

Vendimi i qeverisë nuk specifikon për cilat bashki bëhet fjalë, por varrezat aktuale të ushtarëve grekë në Shqipëri ndodhen në Bularat të Gjirokastrës dhe në Këlcyrë të Përmetit.

Ndërtimi i varrezave greke në Shqipëri ka qenë një temë e nxehtë mes dy vendeve, që në të kaluarën ka shkaktuar edhe përplasje. Përmes pranimit të kësaj kërkesë qeveria duket se synon të rregullojë marrëdhëniet me Greqinë, pikërisht në momenti që pret më shumë se kurrë një datë për çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin europian .

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha mbërrin në Prokurorinë e Tiranës për ‘Xhisielën’
Basha përfundon dëshminë në Prokurori, mesazh Ramës: Nuk trembemi »
Article Logic
Execution time: 0.0045268535614014
array(1) { ["section"]=> string(96) "rivarrosja-e-ushtareve-greke-ne-shqiperi-marrin-pjese-ambasadorja-dhe-atasheu-i-mbrojtjes-137549" }