Rizgjohen tensionet mes Greqisë dhe Turqisë: Ja çfarë ndodhi këtë herë

Publikuar tek: rajon, më 21:32 10-04-2018 Rizgjohen tensionet mes Greqisë dhe Turqisë: Ja çfarë ndodhi këtë herë foto ilustruese

Një helikopter turk, i cili ka fluturuar mbi ishujt grek pa asnjë paralajmërim, është bërë shkas për rizgjimin e tensioneve mes Greqisë dhe Turqisë.

Mediat greke bëjnë me dije se helikopteri ka fluturuar shumë ulët në nivel me tokën, ndërkohë që trupat ajrore greke kanë hapur zjarr në drejtim të mjetit fluturues në shenjë paralajmërimi.

Qeveria greke ka deklaruar se do të marrë vendimin për të mos të falur më asnjëlloj provokimi nga Turqia, ndërkohë që ka pranuar se është gati të sulmojë.

Ky është i dyti ngacmim që pala turke i drejton Greqisë, pasi ditën e dielë dy avionë ushtarakë turk hynë në hapsinë ajrore greke duke injoruar kështu marrëveshjen mes dy shteteve.

Më shumë në këtë kategori: « Merr flakë godina e ministrisë së Drejtësisë (VIDEO)
Zbulohet EMRI final i Maqedonisë, ja kur pritet të zyrtarizohet marrëveshja me Greqinë »
Article Logic
Execution time: 0.12248706817627
array(1) { ["section"]=> string(76) "rizgjohen-tensionet-mes-greqise-dhe-turqise-ja-cfare-ndodhi-kete-here-116422" }