Robert Aliaj quan Valbona Selimllarin “bobi” dhe flet për miqësinë e tyre pas zënkës “live”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:46 10-11-2015 Robert Aliaj quan Valbona Selimllarin “bobi” dhe flet për miqësinë e tyre pas zënkës “live”

Robert Aliaj pati një përplasje në transmetim “live” me misin e parë shqiptar Valbona Selimllari. Por duket se miqësia e tyre do të vazhdojë të mbetet e paprekur edhe pas kësaj. Të paktën kështu ka pohuar vetë Roberti ndërsa i referohet Valbona Selimllarit me nofkën “bobi”.

“Unë e kam besdi kur më ndërpresin. Dhe sigurisht në atë çast isha i nervozuar. Dhe të dy patëm ato reagime, që ju i patë dhe ‘live’. Nuk ka asnjë arsye që unë dhe Bobi të mbajmë qëndrim nga kjo situatë, e cila u harrua nga të dy ne. Miqësinë tonë nuk e prishin të tilla përplasje, të cilat pa dashjen tonë, i dhanë edhe më shumë audiencë Dance With Me” , ka thënë Aliaj për Bordo.

Sherri i mbrëmshëm mes Robertit dhe Selimllarit bëri bujë të madhe. Ai i kërkoi misit të pushonte ndërsa ajo i i tha “Pusho shko thuaji atyre që ke në shtëpi”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Polici i papërgjegjshëm në Lushnje, shikoni si luan me gjarprin (VIDEO)
Ndodh me shqiptarët, shikoni si ky i ri përleshet me ariun (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.019043922424316
array(1) { ["section"]=> string(93) "robert-aliaj-quan-valbona-selimllarin-bobi-dhe-flet-per-miqesine-e-tyre-pas-zenkes-live-25103" }