Robert Ndrenika: Atë që më ka bërë Rama s’ma ka bërë njeri në jetë, më turpëroi

Publikuar tek: kulture-art, më 21:32 12-06-2018 Robert Ndrenika: Atë që më ka bërë Rama s’ma ka bërë njeri në jetë, më turpëroi

Teksa në studion e emisionit ‘Studio e Hapur’ po diskutohet rreth debatit për prishjen e Teatrit Kombëtar, në një lidhje telefonike LIVE me emisionin, aktori i njohur Robert Ndrenika i pyetur nëse është ndjerë i lënduar me veprimin e kryeministrit ndaj tij, ai pohoi se është ndjerë shumë i lënduar dhe i turpëruar para kolegëve të tij.

Lidhje telefonike me Ndrenikën:

Vasili: “Dua që të flasim sëbashku për teatrin. Duket që godina po shkon drejt shëmbjes, por dua ta nisim bisedën në një moment ku unë dhe Kabashi po flisnim, te momenti kur kryeminisri nuk iu dha fjalën në atë takim. Jeni ndjerë i lënduar?”

Ndrenika: “Jam ndjerë shumë i lënduar, atë që më ka bërë ai njeri s’ma ka bërë njeri deri më sot. Më turpëroi para të gjithë kolegëve të mi dhe të 100 vetëve që ishin aty. Kryeministrat venë e vijnë, jam i sigurtë që ky nuk është kryeministër i përjetshëm.”

Vasili: “Jeni të dëshpëruar?”

Ndrenika: “Jam shumë i dëshpëruar sepse duket sikur po i bie murit me kokë. Ai vend është i shenjtë, e gjithë kultura e kryeqytetit aty e ka nismën. Ambasadori i SHBA-ve kërkon peshqit e mëdhenj, peshqit e mëdhenj i ka përpara syve, por zë cironga. Aty ka 20 vjet që tenton të bëjë një grabitje të mbetur në tenativë dhe askush nuk thotë gjë, as prokuroria, as qeveria. Mesa duket Rama do ta bëjë këtë punë”

Vasili: “Pse nuk e dëgjon zërin tuaj kryeministri?”

Ndrenika: “Ku di unë, ai ka mendjemadhësi, ai dhe njerëzit e tij i shkel me këmbë. Me të gjithë ashtu sillet. Po ta kem përballë rrezik i them ndonjë fjalë që s;’duhet ta nxjerr nga goja”

Vasili: “Çfarë do të ndodhë të premten?”

Ndrenika: “Nuk e di çfarë do të ndodhë, por di që grabitjen poe bën me ligj. Mund të bëjnë një ndërtesë të re, i kanë të gjitha mundësitë. Me 10 mln euro mund të bëhet një teatër i shkëlqyer. Ka shumë mungesë transparence.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Artistët sërish në protestë pas zbulimit të projekt-ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, Ndrenika: Rama si Erdogani
Debati për Teatrin Kombëtar, Kabashi: Rama ka krijuar armiqësi ndaj artistëve »
Article Logic
Execution time: 0.018963813781738
array(1) { ["section"]=> string(84) "robert-ndrenika-ate-qe-me-ka-bere-rama-s-ma-ka-bere-njeri-ne-jete-me-turperoi-124154" }