Robert Ndrenika letër Metës, tregon dhe qëndrimin për çështjen e kufijve: Jam me Hashim Thaçin, të më falë Ramushi

Publikuar tek: aktualitet, më 09:19 10-08-2018 Robert Ndrenika letër Metës, tregon dhe qëndrimin për çështjen e kufijve: Jam me Hashim Thaçin, të më falë Ramushi Robert Ndrenika

Aktori i njohur Robert Ndrenika i ka dërguar një letër të hapur Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Ndrenika shprehet se ka konstatuar se Teatri i Preshevës i ndërtuar prej dy vitesh ishte shumë herë më i mirë se Teatri në Tiranë, dhe për këtë arsye shpreson se edhe në Shqipëri duhet të ndërtohet një Teatër i tillë, dhe shprehet optimist për ditë më të mira.

Ndrenika në letrën e tij përmend debatin “ndryshimin e kufijve” në Kosovë, ku shton se mbështet vendimin e Hashim Thaçit.

“Sot krijova bindjen dhe jam i tëri me Hashim Thaçin (të më falë Ramushi)”-shkruan ndër të tjera Ndrenika. 

Letra e plotë:

Presidentit të Republikës zotit Ilir Meta.

Për dijeni të gjithë aktorëve dhe punonjësve të Teatrit.

Zoti President, në këtë sherrnaje Ballkanike që po ndodh në Kosovë, këtu tek ne dhe gjetiu pë të ashtuquajturin “ndryshim kufijsh” në fillim isha i çoroditur dhe nuk dija nga t’ja mbaja!

Por sot krijova bindjen dhe jam i tëri me Hashim Thaçin (të më falë Ramushi).

Në një emision televiziv konstatova se Teatri i Preshevës i ndërtuar prej dy vitesh ishte shumë herë më i mirë se Teatri (mballome), “Turbina” i ndërtuar në Tiranën e vitit 2018.

 Megjithatë nuk e humbas shpresën se ditë të mira më pas do të kemi.

Me plot respekt, Robert Ndrenika aktor Teatri në Pension.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025549173355103
array(1) { ["section"]=> string(118) "robert-ndrenika-leter-metes-tregon-dhe-qendrimin-per-ceshtjen-e-kufijve-jam-me-hashim-thacin-te-me-fale-ramushi-130677" }