Robert Ndrenika sërish në ekranet tuaja, ja në cilin film të ri do e shihni

Publikuar tek: kulture-art, më 14:46 15-10-2016 Robert Ndrenika sërish në ekranet tuaja, ja në cilin film të ri do e shihni

Pas bashkëpunimit te filmi “Parrullat”, Robert Ndrenika dhe Ylljet Aliçka rishfaqen së bashku në filmin “Lulet plastike”, ku Aliçka është skenaristi dhe regjisori, ndërsa Ndrenika, luan rolin e një burri në moshë nga fshati, që zbulon gjatë një dasme jetën mondane e snobe të qytetit.

Xhirimet janë realizuar në Tiranë e në Shëngjergj, ndërsa në film interpretojnë edhe princesha Elia Zaharia Zogu (si një vajzë moderne e snobe e qytetit), aktori Gent Hazizaj, aktorja Zana Prifti krah Ndrenikës të gjithë sjellin së bashku një histori dashurie, mbështetur në tregimin “Çifti” të Aliçkajt. Pas premierës së shfaqur mbrëmë në kinema “Imperial”, skenaristi dhe regjisori Ylljet Aliçka filmin “Lulet Plastike” do ta çojë edhe në festivalet ndërkombëtare të filmave. (Who)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Si duken sot ikonat e kinematografisë Ndriçim Xhepa dhe Rajmonda Bulku: Bashkë mbrëmë për darkë
“Dance After Dark”, trupa e baletit nudo në rrugët e qytetit (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.077140092849731
array(1) { ["section"]=> string(80) "robert-ndrenika-serish-ne-ekranet-tuaja-ja-ne-cilin-film-te-ri-do-e-shihni-56289" }