Roma nuk pranon të kandidojë për Lojërat Olimpike 2024: Kemi ende borxhet e 1960-ës

Publikuar tek: sport, më 17:58 21-09-2016 Roma nuk pranon të kandidojë për Lojërat Olimpike 2024: Kemi ende borxhet e 1960-ës

Ka ardhur një jo zyrtare për organizimin në Romë të Olimpiadës 2024. “Është e papërgjegjshme t’i thuash po kësaj kandidature”, ka deklaruar kryetarja e bashkisë së kryeqytetit, Virginia Raggi.

“Nuk kemi ndryshuar mendim, pasi nuk duam që të hipotekojmë të ardhmen e Romës. Me këtë Olimpiadë do të shtohen të tjera detyrime për romanët: paratë që do shpenzohen janë të romanëve, këtë nuk duhet ta harrojmë”, ka sqaruar Raggi në një konferencë shtypi. “Prandaj themi që nuk e pranojmë këtë Olimpiadë”.

“Ne po paguajmë ende borxhet e Olimpiadës së 1960. Jemi duke paguar ende për Botërorin  ’90”, theksoi ajo.

“Olimpiadat nuk i shërbejnë qytetarëve. Ne jemi për sportin, por jo për këtë Olimpiade”, ka deklaruar Raggi.

Kryeministri italian, Matteo Renzi ka theksuar më parë se nëse Roma nuk pranon kandidimin për organzimin e lojërave olimpike, atëherë Italia do të prezantohet me një tjetër qytet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gianni de Biasi te Dinamo e Zagrebit? Mediat kroate janë të bindura
Dita ndërkombëtare e paqes, Fenomeni Ronaldo kujton vizitën në Kosovë »
Article Logic
Execution time: 0.020706176757812
array(1) { ["section"]=> string(88) "roma-nuk-pranon-te-kandidoje-per-lojerat-olimpike-2024-kemi-ende-borxhet-e-1960-es-53665" }