ROMANO PORT SHA me aksioner Pirro Baren ankohet për Tenderin Koncesionar për Shërbimet Detare

Publikuar tek: ekonomi, më 17:01 11-03-2017 ROMANO PORT SHA me aksioner Pirro Baren ankohet për Tenderin Koncesionar për Shërbimet Detare

Në rubrikën Regjistri Koncesionar tek Portali Open Data Albania, sapo është bërë përditësimi i të dhënave për pasaportën koncesionare me objekt: “Financimi, rehabilitimi, operimi, mirëmbajtja dhe transferimit të së drejtës se operimit dhe pronësisë (forma ROT) e shërbimit te anijeve detare.”, me nr. REF-65608-01-23-2017, parashikuar për t’u zhvilluar në datën 24.02.2017, nga autoriteti kontraktues Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës.

Përditësimi përkon me një shqyrtimin nga Komisioni i Prokurimeve Publike KPP të ankesës së subjektit ROMANO PORT SHA me NIPT K51625501O, subjekt koncesionar për Procedurën e Tenderimit. Përmbledhje për Pretendimet, Kërkimet dhe Komentet e subjektit ankimues si dhe Përmbledhje të Arsyetimit dhe Vendimit të KPP i gjeni si më poshtë. Ju jeni të lutur të përditësohen me informacion dhe të njiheni me Pasaporta Koncesionare përmes portalit tonë për Informim, Transparencë dhe Llogaridhënie.

Në datën 2 shkurt 2017,

Subjekti ROMANO PORT SHA me NIPT K51625501O dhe objekt veprimtarie : Ndërtim dhe shfrytëzimi i portit të hidrokarbureve në zonën e Porto Romano Durrës, Shoqëri Koncesionare ka formuluar ANKESËN me OBJEKT KËRKIMI: Modifikimi i dokumentave të procedurës tenderuese, me objekt: “Financimi, rehabilitimi, operimi, mirëmbajtja dhe transferimit të së drejtës se operimit dhe pronësisë (forma ROT) e shërbimit te anijeve detare.”, me nr. REF-65608-01-23-2017 parashikuar për t’u zhvilluar në datën 24.02.2017, nga autoriteti kontraktues Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës. http://open.data.al/sq/corporates/v...

Shoqëria Aksionare Koncesionare ROMANO PORT SHA http://open.data.al/sq/corporates/view/id/K51625501O/cat_id/1 ka ngritur pretendimet dhe kërkesat:

1. Për ndryshimin ose heqjen e disa pjesëve të kërkesave të dokumenteve të procedurës konkurruese pasi cenojnë të drejtat e fituara dhe të ratifikuara me ligj. Pasi të gjitha shërbimet që kërkohen të ofrohen në këtë procedurë konkurruese për Porto Romanon ofrohen tashmë në bazë të kontratës koncesionare të sipërcituar nga operatori ekonomik ( koncesionari) ROMANO PORT SHA . Autoriteti e konsideron zonën e Porto Romanos të lirë duke mos njohur kështu Kontratën Koncesionare të Romano Port.

2. Gjithashtu ROMANO PORT SHA pretendon se ne dokumentat standarde të procedurës ka vërejtur se konstatohet lehtësisht preferencë për shoqëri të caktuar.

3. Diskriminon shoqëritë e huaja. Në garë mund të marrin pjesë vetëm operatorë që disponojnë certifikatat e regjistrimit të mjeteve në Regjistrin Shqiptar të Mjeteve Lundruese, ndërkohë që për një shoqëri të huaj ky kriter e ndalon pjesëmarrjen në garë.

4. Në dokumentet standarde të koncesionit në shtojcën 10 për Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, pika Kapaciteti Teknik, Autoriteti Kontraktues ka kërkuar që Njëri nga rimorkiatorët të jetë i tipit Azimuth Propeller System, ku Specifikimet teknike nuk do duhet të kenë asnjë kërkesë apo referencë te ndonjë markë apo emër i veçantë, patentë, vizatim ose tip, origjinë specifike, prodhues ose sipërmarrës shërbimi.

5. Vlerësimi sipas formularit të përvojës në ujërat Shqiptare me 10 Pikë, është kriter diskriminues pasi operatorë privat apo ata PPP në treg, janë kryesisht pa eksperiencë në detari.

6. Koncesionari ROMANO PORT SHA pretendon të drejtën e rimorkimit të tankërave ( mjete portuale).

Komisioni i Prokurimit Publik në datën 8 mars shqyrton dhe arsyeton se :

Pika 1, nuk qëndron pasi Autoriteti Kontraktor ka vendosur që shërbimet do të shtrihen në të gjitha portet e hapura të Shqipërisë. Porto Romano është një port i hapur edhe pse është dhënë me koncesion, koncesionari nuk mund të pengojë kryerjen e shërbimeve detare që nuk mund ti kryejë vetë ndaj mjeteve lundruese.

Pika 2, nuk qëndron . Çdo koment i pavend në lidhje me fituesin e mundshëm që mund të ketë subjekti ankues është i pamotivuar.

Pika 3, pretendimi se ky kriter përjashton anijet apo subjektet e huaja për ta kryer këtë shërbim nuk qëndron pasi në Regjistrin e mjeteve lundruese në Republikën e Shqipërisë mund të regjistrohen mjetet lundruese të subjekteve anëtare të BE ose jo.

Pika 4, nuk qëndron pasi azimuth propeller system nuk është markë tregtare, por thjesht specifikim sistemi operimi.

Pika 5, nuk qëndron pasi vlerësimi i këtij kriteri është i ulët, vetëm 10 pikë dhe nuk ka ndikim të madh në vlerësimin e përgjithshëm, ndërsa eksperienca në ujërat shqiptare vlen shumë në funksion të njohjes së legjislacionit dhe praktikave lokale.

Pika 6, nuk qëndron pasi ketë të drejte subjekti ankimues nuk e ka pretenduar më parë kur kjo veprimtari ju dha me koncesion në vitin 2012 nga ish MPPT.

Në përfundim Komisioni i Prokurimit Publik Vendosi:

1. Të mos pranojë ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik ROMANO PORT SHA

2. Autoriteti kontraktues lejohet të vijojë me hapat e mëtejshëm të procedurës konkurruese.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02489709854126
array(1) { ["section"]=> string(99) "romano-port-sha-me-aksioner-pirro-baren-ankohet-per-tenderin-koncesionar-per-sherbimet-detare-71558" }