Romano Prodi vjen në Tiranë, flet për shanset e integrimit të Shqipërisë në BE: Vështirësia kaloi, keni edhe 3 kritere për të përmbushur

Publikuar tek: politike, më 12:01 06-12-2017 Romano Prodi vjen në Tiranë, flet për shanset e integrimit të Shqipërisë në BE: Vështirësia kaloi, keni edhe 3 kritere për të përmbushur

Ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi e ka komentuar si progresive rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Teksa merrte pjesë në konferencën “Roli i partnerëve në tranzicionin e Shqipërisë”, Prodi tha se e ardhmja e vendit drejt BE është optimiste, por ka ende punë për të bërë.

Ai përmendi rastet e Reformës në Drejtësi,  luftën kundër korrupsionit dhe krimin e organizuar, si dhe më shumë përpjekje për arsimin.

“Objektivi im është të kontribuoj për Shqipërinë, e cila po ecën në rrugën e integrimit. Vështirësia kaloi, të jemi optimist për të ardhmen. Ka ende shumë punë për të bërë sic është zbatimi i reformave, e para reforma në drejtësi, që është prioritet absolut, e dyta është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Edhe kjo është shumë e rnëdësishme për Shqiëprinë, ashtu siç ka qenë për vende tjera evropiane. Shqipëria duhet të tregojë dëshirë për reformën në drejtësië dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky fenomen ka ndodhur edhe me vende të tjera evropiane. Është bërë shumë punë në Shqipëri gjatë këtyre 20 viteve lidhur me këto ceshtje, por kërkohen përpjekje të mëtejshme, duam që të bëhen përpejkje sic është orientuar edhe nga Bashkimi Evropian. Një tjetër pikë që duhet theksuar janë edhe universitetet, duhet të investojmë më shumë në brezin e ri, më shumë punë me të rinjtë. Vendi juaj ka bashkëpunim ndërkombëtar për këtë ceshtje sic është Kina. Kjo është një aspekt pozitiv, por mund të ketë edhe reagime negative sa i takon disa rregullave brenda BE. I referohem edhe eksperiencës time persopnale. Dua të tregohem optimist për atë cka dop të ndodhë në të ardhmen”, u shpreh Prodi. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘S’kemi tanke e avionë’, Demiraj: Kemi 5 batalione me pushkë, Rusia kërcënim
Debate të forta në Komisionin e Ekonomisë, Tabaku kërkon llogari për përmbytjet, Ahmetaj: Së shpejti faza e verifikimit, replikon ashpër Braçe »
Article Logic
Execution time: 0.0042469501495361
array(1) { ["section"]=> string(140) "romano-prodi-vjen-ne-tirane-flet-per-shanset-e-integrimit-te-shqiperise-ne-be-veshtiresia-kaloi-keni-edhe-3-kritere-per-te-permbushur-102136" }