‘Romeo dhe Zhulieta’ së bashku edhe në botën e përtejme, gjendet çifti i varrosur pranë njëri-tjetrit

Publikuar tek: kulture-art, më 15:09 27-07-2018 ‘Romeo dhe Zhulieta’ së bashku edhe në botën e përtejme, gjendet çifti i varrosur pranë njëri-tjetrit Nga zbulimi

Një varr 5000 vjeçar i një çifti të lashtë të varrosur pranë njëri-tjetrit është zbuluar nga arkeologët, në rajonin e Karagandës, në Kazakistan.

 

Çifti i varrosur është quajtur ndryshe nga arkeologët si “Romeo dhe Zhulieta”.

Sipas arkeologëve duket se mashkulli ka qenë i armatosur me një kamë metalike. E ndërsa partnerja e tij kishte të vëna byrzylykë të gjelbër me gurë gjysmë të çmuar.

“Varri i rrethuar me gurë është plaçkitur që në kohët e lashta, por eshtrat e çiftit kanë mbetur ende”, raporton Daily Mail.

Arkeologu Igor Kukushkin është arkeologu i cili është marrë me kërkimet për këtë varr të lashtë. Ai shprehet se dyshimet për këtë varr janë të shumta por krahas kësaj, ngre hipotezën se të dy mund të kenë ndërruar jetë në të njëjtën kohë dhe kanë preferuar që të mbeten bashkë edhe në varr si një çift të dashuruarish në një jetë të përtejme.

“Varre të tilla nuk janë gjë e rrallë në zonën tonë, por problemi është se si personi i dytë u bashkua me të ndjerin”, shprehet Kukushkin.

37831521_2079200135740989_9064967982211399680_n.png

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0042221546173096
array(1) { ["section"]=> string(105) "romeo-dhe-zhulieta-se-bashku-edhe-ne-boten-e-pertejme-gjendet-cifti-i-varrosur-prane-njeri-tjetrit-129323" }