Romët në protestë para Kryeministrisë: Kërkojmë shëndetësi dhe tekste shkollore falas

Publikuar tek: barometri, më 08:12 09-04-2018 Romët në protestë para Kryeministrisë: Kërkojmë shëndetësi dhe tekste shkollore falas

foto ilustruese

Disa përfaqësues të komunitetit rom kanë dalë sot në protestë përpara kryeministrisë në nder të Ditës Ndërkombëtare të Romëve.

Ata kërkuan nga qeveria t’u mundësojë kontrolle shëndetësore të vazhdueshme dhe tekste shkollore falas, si dhe shërbime të tjera që t’u mundësojë atyre një jetesë më të lehtë.

“I kërkojmë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të mundësojë nëpërmjet programeve të veçanta, kontroll të vazhdueshëm shëndetësor falas. Të zbatohet e drejta për gjuhën rome në shkollat fillore. Të sigurohen tekste shkollore falas”, tha përfaqësuesja e këtij komuniteti për Top Channel, Manjola Veizi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02639102935791
array(1) { ["section"]=> string(91) "romet-ne-proteste-para-kryeministrise-kerkojme-shendetesi-dhe-tekste-shkollore-falas-116202" }