Ronaldo: Barcelona? Kurrë mos thuaj kurrë

Publikuar tek: sport, më 23:47 11-12-2015 Ronaldo: Barcelona? Kurrë mos thuaj kurrë

Cristiano Ronaldo në një intervistë të dhënë për mediat u shpreh rreth shumë çështjesh që shqetësojnë tifozerinë madrilene.

Numri 7 i Realit foli per Barcelonen, marredhenien e tij me trajnerin Benitez dhe ish trajnerin Ancelotti.  Sa i perket Barcelones portugezi tregoi se nuk eshte e pamundur qe nje dite ta shohim me fanelen e katalanasve, shkruan Supersport.

”Ne futboll nuk ka asgje te pamundur, e di qe eshte e veshtire ta imagjinosh. Une nuk e perfytyroj kurre veten time duke luajtur per nje skuader ne Angli qe nuk eshte Manchester United, ashtu si dhe ne Spanje e mendoj veten vetem tek Reali. Por asgje ne jete nuk eshte e sigurt sidomos ne futboll, ndaj nuk them kurre qe nuk do luaj asnjehere per Barcelonen”.

Ne vijim 3 here fituesi i Topit te Arte foli per dy trajnere, Benitez dhe Ancelotti me te cilet ai ka marredhenie te ndryshme.

”Benitez po ben mire tek Reali pavaresisht fjaleve te njerzeve. Kam nje marredhenie profesionale me te dhe vetem kaq. Ndersa Ancelotti me mungon vertet shume, eshte nje nga miqte me te mire qe kam bere ne futboll. Ai eshte nje trajneri dhe mbi te gjitha nje njeri fantastik”.

Ne fund Ronaldo beri dhe nje deklarate qe ka terhequr shume vemendjen ne Spanje sa i perket menyres se si vepron klubi ne merkato.

”Nuk me pelqen qe behen kaq shume ndryshime vit pas viti. Cdo sezon largohen lojtare  te mire per te sjelle ne klub lojtar te tjere te mire. Nuk e kuptoj pse duhet te ndodhi kjo gje aq me shume kur behet fjale per trajnerin qe eshte nje pike kyce ne ecurine e nje skuadre. Tek United Ferguson qendroi ne krye per shume vite dhe ai klub u mesua me stilin e tij”.

Cristiano gjithashtu tregoi se gara per Topin e Arte vazhdon te jete e hapur dhe ai mendon se eshte nje kandidat i forte per te trumfuar ne ceremonine e 11 janarit ne Zyrih.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dy golat e fundit të rusëve në Elbasan ishin të planifikuara? Ja mesazhi që u përhap në rrjetet sociale
Kupa e Euro2016 në duart e Dukës dhe De Biasit: Në Francë, jo për pushime »
Article Logic
Execution time: 0.0045990943908691
array(1) { ["section"]=> string(45) "ronaldo-barcelona-kurre-mos-thuaj-kurre-27561" }