Ronaldo i pakënaqur, kërkon largimin nga Madridi, Perez bën gati ofertën faraonike për Neymar

Publikuar tek: sport, më 18:15 17-11-2017 Ronaldo i pakënaqur, kërkon largimin nga Madridi, Perez bën gati ofertën faraonike për Neymar

Real Madrid i ka ofruar rinovimin e kontratës Kristiano Ronaldos, por ky i fundit nuk ka mbetur shumë i kënaqur nga oferta e klubit kryeqytetas.

Pas kësaj portugezi ka njoftuar agjentin e tij Mendez që të fillojë të kërkojë për një tjetër klub, ku me shumë gjasa Ronaldo do të mbyllte karrierën.

Sipas gazetës spanjolle "Don Balon", e para në listën e të interesuarave për Kristiano Ronaldon është Chelsea.

Por as Florentino Perez nuk do të rrijë duarkryq, kur shikon që lojtari më i mirë i skuadrës po i ikën. Mësohet se presidenti Real Madrid është hedhur në sulm për të sjellë, në “Santiago Bernabeu”, brazilianin Neymar.

Braziliani është duke kaluar një periudhë jo shumë të mirë në Paris, pas zënkave të shumta që ka pasur me shokët dhe trajnerin e skuadrës.

Shuma që do të bënte të mundur këtë lëvizje do i kalonte 300 milion euro, raporton “Balon”, por vetëm vera e ardhshme do të vërtetojë nëse do të mund të konkretizohet. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Befasia, Shkëndija e Tetovës tërhiqet nga eventi i rëndësishëm futbollistik
Shkëlqeu me Portugalinë, Spaleti me dyshime për formacionin kundër Atalantës »
Article Logic
Execution time: 0.018507957458496
array(1) { ["section"]=> string(97) "ronaldo-i-pakenaqur-kerkon-largimin-nga-madridi-perez-ben-gati-oferten-faraonike-per-neymar-99948" }