Ronaldo reagon pas akuzave për PËRDHUNIM: Krim i neveritshëm, i nxitur nga media

Publikuar tek: sport, më 17:52 03-10-2018 Ronaldo reagon pas akuzave për PËRDHUNIM: Krim i neveritshëm, i nxitur nga media

Pas akuzave për përdhunimin e e një gruaje në vitin 2009, Cristiano Ronaldo ka reaguar për herë të parë, duke hedhur posht akuzat.

Sipas yllit të futbollit, përdhunimi është një krim i neveritshëm, i nxitur nga media për të fituar famë në kurriz të tij.

“I mohoj kategorikisht akuzat kundër meje. Përdhunimi është një krim i neveritshëm, që është plotësisht kundër asaj që unë jam, dhe asaj që unë besoj. Jam aq i gatshëm sa për të pastruar emrin tim, por refuzoj të ‘ushqej’ spektaklin mediatik të krijuar nga njerëz që duan të promovojnë veten e tyre në kurrizin tim” ka shkruar ndër të tjera Ronaldo.

Akuzat ndaj futbollistit janë publikuar në një shkrim të gazetës “Der Spiegel”, ku thuhej se në 2009 Kathryn Mayorga është përdhunuar nga portugezi, i cili më vonë e ka paguar 375 mijë dollarë për të mos folur.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « KRIZA kalon edhe në Europë, REALI ‘kapitullon’ në Moskë
Pas përdhunimit vijnë të tjera telashe, vjehrri i Ronaldos trafikant droge »
Article Logic
Execution time: 0.022716045379639
array(1) { ["section"]=> string(85) "ronaldo-reagon-pas-akuzave-per-perdhunim-krim-i-neveritshem-i-nxitur-nga-media-136531" }