Ronaldo te Juventus: S'ka rëndësi mosha, do lë gjurmë në këtë ekip

Publikuar tek: sport, më 21:50 16-07-2018 Ronaldo te Juventus: S'ka rëndësi mosha, do lë gjurmë në këtë ekip

“Juventusi” është një nga klubet më të mëdha në botë dhe kjo ma ka lehtësuar mjaft zgjedhjen time”.

 

Kështu e nisi fjalën e tij përpara medieve portugezi Cristiano Ronaldo, i cili ka folur për herë të parë si lojtar i “Juventusit”, duke bërë të ditur se ai ndjehet ende i ri, duke premtuar se do të japë maksimumin në fushën e blertë.

“Juventusi” është një nga ekipet më të mira në botë. Një vendim i lehtë për madhështinë e klubit, ishte një hap shumë i rëndësishëm për karrierën time. Kemi një trajner të madh. Një president që i atribuohen sukseset. Ishte një vendim i lehtë për të ardhur këtu. Unë jam një person që i pëlqen të mendojë për të tashmen. Unë jam ende shumë i ri dhe gjithmonë i kam pëlqyer sfidat, nga “Sporting”, në “Manchester” dhe tani me “Juventus”. Falenderoj “Juventusin” për mundësinë e madhe që më dha”, – tha Ronaldo.

Një falënderim Cristiano e kishte edhe për tifozerinë madrilene, që e mbështeti për shumë vite, të cilëve Ronaldo ua shpërbleu me 3 tituj Champions League dhe shumë trofe të tjerë.

Portugezi u shpreh gjatë konferencës se mezi pret që të zbresë në fushën e lojës me dëshirën për të lënë gjurmë në historinë e ekipit të “Juventusit”.

“Historia ime te “Real” ka qenë e shkëlqyer, falënderoj tifozët, por tani dua t’ia kushtoj vetveten kësaj faze të re të jetës sime. Dua të lë një shenjë në historinë e “Juventusit”. Jam shumë i lumtur për këtë sfidë. Karriera ime nuk ka pasur asgjë të lehtë dhe jam person që më pëlqen të dal nga zona ime e rehatisë. Jam i bindur në veten time, te shokët e mi dhe te klubi. Titulli i Ligës së Kampionëve është një trofe që të gjithë dëshirojnë ta fitojnë, por është shumë e vështirë. “Juventusi” erdhi pranë nesh, por finalja është gjithmonë një ndeshje e panjohur. Për këtë unë shpresoj t’i sjell fat të mirë, por me mendje paqësore. Ne do të luftojmë për të gjitha trofetë”, – tha Cristiano Ronaldo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fitoi Botërorin, Mbappe përgjigjet Real Madridit: Jam 100 për qind i sigurt
Alexis Sanchez ‘braktis” Manchester United, kiliani nuk udhëton me skuadrën »
Article Logic
Execution time: 0.025722980499268
array(1) { ["section"]=> string(71) "ronaldo-te-juventus-s-ka-rendesi-mosha-do-le-gjurme-ne-kete-ekip-128128" }