Ronaldon e tradhtojnë nervat, karton i kuq në fitoren 1-2 të Real Madrid

Publikuar tek: sport, më 18:21 24-01-2015 Ronaldon e tradhtojnë nervat, karton i kuq në fitoren 1-2 të Real Madrid

Fituesi i Topit të Artë Cristiano Ronaldo është tradhtuar nga nervat në disa episode në ndeshjen që Real Madrid zhvilloi në fushën e Cordoba, ndërsa në fund të lojës u përjashtua me karton të kuq.

Real Madrid arriti që me vuajtje të madhe të marrë 3 pikët në transfertë, në fitoren 1-2 në javën e 20 të Primera Division dhe mbetet i pari në renditje. Në stadiumin Nuevo Arcangel, padronët e shtëpisë morën avantazhin me një penallti të Ghilas. Por formacioni Merengues gjeti shpejt barazimin me sulmuesin francez Karim Benzema.

Kur presioni u shtua dhe goli i fitores nuk po vinte,Ronaldo në fillim shtyu disa mbrojtës ndërsa pak minuta më vonë goditi me shkelm Edimar në zonë. Por surpriza e hidhur e vendasve erdhi në fund. Cordoba shkaktoi penallti në një goditje dënimi të Bale dhe mbeti me 10 lojtarë. Nga pika e bardhë uellsiani vulosi fitoren e Real 1-2. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Eto’o transferohet te Sampdoria
Anëtarësimi në Unionin Europian të Motoçiklizmit, objektiv i federatës shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.023792028427124
array(1) { ["section"]=> string(76) "ronaldon-e-tradhtojne-nervat-karton-i-kuq-ne-fitoren-1-2-te-real-madrid-1390" }