Rovena dhe Eltion në një lidhje? Këngëtarja tregon të vërtetën dhe ka një mesazh për portalet

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:49 28-02-2017 Rovena dhe Eltion në një lidhje? Këngëtarja tregon të vërtetën dhe ka një mesazh për portalet

Rovena Dilo dhe balerini Eltion Merja të ftuar në emisionin “Rudina” mbrëmjen e sotme kanë folur për planet e tyre artistike dhe kanë sqaruar thashethemet që qarkulluan në media për një lidhje të çiftit.

Të pyetur nga Rudina për qarkullimin e fotove të tyre në portale ku është përfolur dhe për lidhje, Rovena u përgjigj shumë indiferente duke përcjellë dhe një mesazh për portalet.

“Portalet atë punë kanë. Mua s’më bëjnë fare përshtypje, por portalet me këtë merren”.

rovena_dilo.png

Ndërsa Eltioni u shpreh, “Ne jemi në një bashkëpunim të vazhdueshëm brenda dhe jashtë Shqipërie, ndoshta nesër dhe në Paris, që për ne është shumë normale...”,-u shpreh ai. (qeshin të gjithë)

“Vetëm për punën nuk është folur në portale ndërsa  për të tjerat po”-shtoi më tej Rovena duke “thumbuar” portalet, por dhe duke theksuar se për momentin nuk është në ndonjë lidhje, raporton newsbomb.al.

Ata ftuan këdo që mundet që me datë 4 dhe 5 në shfaqjen që do jepet në sallën e Universiteteve të Arteve të jenë të pranishëm dhe të ndjekin shfaqjen me producente Rovena Dilon, ndërsa koreograf Elton Merja, si dhe shtuan që paratë do të jepen për të realizuar operacionin e Anxhelës e cila vuan nga një sëmundje e rëndë. /newsbomb.al/ 

elron_markio.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Avokatja braktis profesionin për t’u bërë prostitutë, këto janë arsyet (FOTOT)
Rrëfehet Turjan Hyskaj: Më kapi njëherë një ankth… »
Article Logic
Execution time: 0.017131090164185
array(1) { ["section"]=> string(98) "rovena-dhe-eltion-ne-nje-lidhje-kengetarja-tregon-te-verteten-dhe-ka-nje-mesazh-per-portalet-70275" }